Panorama (Albania)

Samiti i Be-së, Berisha: Kërcënim i dy gangsterëv­e

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha reagoi dje për komentin e Kryeminist­rit Edi Rama për pjesëmarrj­en në Samitin e Bashkimit Evropian, që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel. Sipas Berishës, ky është një qëndrim sinkron në Beograd e Tiranë, të cilët po kërcënojnë Ballkanin Perëndimor si dy gangsterë autokratë. Ish-kryeminist­ri fton shqiptarët të ngrihen në këmbë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatlant­ik të tyre. “Aleanca pro Putin ne Ballkan reagon! Vuçiç dhe Rama kërcënojnë Be-në me mospjesmar­rje në Samitin e Brukselit! Në një qëndrim sinkron në Beograd dhe Tiranë, Presidenti i Serbomadhi­së, Aleksander Vuçiç, dhe vasali i tij, Edi Rama, kërcënojnë me mospjesëma­rrje ne Samitin e liderëve të vendeve të Be-së, që do të mbahet në Bruksel, më datë 23 qershor dhe ku janë të ftuar edhe udhëheqësi­t e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky kërcenim i dy gangsterëv­e autokratë të Ballkanit Perëndimor, Presidenti­t të serbomadhi­së, Vuçiç, dhe vasalit të tij, Rama, duket si i urdhëruar nga Putin vetëm e vetëm për të shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur, me të cilin vendosen në rajon hegjemoniz­mi serb dhe influenca ruse. Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim antikombët­ar dhe anti-be pro serbo-rus të Edi Ramës dhe ftoj shqiptarët të ngrihen në këmbë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatlant­ik të tyre!”, shkruan Berisha. Edhe deputetja e Pd-së, Jorida Tabaku, reagoi dje për komentin e Kryeminist­rit Edi Rama në lidhje me pjesëmarrj­en në Samitin e Bashkimit Europian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel. “Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshti­së për sanksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE? Kryeminist­ri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë, nuk dëshiron integrimin në BE, ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë Be-në tonë këtu, pavarësish­t një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?”, shprehet Tabaku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania