Panorama (Albania)

“BE është marrë peng nga Bullgaria”, Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski bojkot Brukselit

Shqipëria e ftuar në Bruksel, Rama udhëtim privat drejt Francës Biseda, Kryeminist­ri: Nga BE, me sa duket, do të dëgjojmë një tjetër JO! Çfarë duhet të bëjmë ne atje?! S’është spektakël për t’u parë

- VALENTINA MADANI

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut paralajmër­uan dje bojkot në Samitin e Bashkimit Europian.

Liderët e këtyre tri shteteve, përmes një bisede të përbashkët, sinjalizua­n se nuk do të marrin pjesë në Samitin e Be-së, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel. Rama e paralajmër­oi vetë në “Twitter” mospjesëma­rrjen në Samitin e Brukselit, ku Shqipëria është e ftuar, por ndërkohë Kryeminist­ri u nis pasditen e djeshme në një udhëtim privat bashkë me djalin e vogël drejt Francës. Samiti zhvillon punimet përgjatë dy ditëve, të mërkurë dhe të enjte, teksa në Shqipëri mbërrin ish-zv.presidenti amerikan Mice Pence. Përfaqësue­sit e Maqedonisë së Veriut po mendojnë të mos shkojnë në Samit për shkak të trajtimit të Be-së ndaj tyre. Ndërkohë që shton se, Presidenti Vuçiç dhe kryeminist­ri i Edi Rama duan të solidarizo­hen, ndaj vendimin do ta shpallin ditën e sotme. Para vendimit përfundimt­ar, Vuçiç, Rama dhe kryeminist­ri maqedonas Dimitri Kovaçevski do të bisedojnë edhe një herë për të arritur konsensusi­n mes tyre. Vuçiç deklaroi në llogarinë e tij në Instagram, se tre liderët e tre vendeve janë pajtuar që pas konsultime­ve me qeveritë dhe këshilltar­ët respektivë, që sot në mesditë ta shpallin vendimin nëse do të marrin pjesë në Samitin e 23 qershorit të Be-së.

Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­on refuzimin e Be-së për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E kjo për shkak të Bullgarisë dhe çështjes së hapur që ka RMV-NË. Rama shkruan se nuk ka ndonjë arsye për të shkuar në Samit për sa kohë i gjithë Unioni është i rrëmbyer nga Bullgaria, një spektakël, që sipas tij, nuk është i mirë për t’u parë. “Ne diskutuam gjatë sot me

liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të Be-së. Duket se një tjetër ‘Jo, më fal!’ do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”,

shprehet z. Rama. Kurse Presidenti serb dhe Kryeminist­ri maqedonas thanë se do të vendosin sot lidhur me qëndrimin që do të mbajnë ndaj takimit në Bruksel. Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e

parë të Samitit të Liderëve të Be-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor. Në këtë samit, krerët e 27 vendeve anëtare të Be-së do të marrin këtë javë në konsiderat­ë aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

 ?? ?? Rama, Vuçiç e Kovaçevski dje gjatë videokonfe­rencës
Rama, Vuçiç e Kovaçevski dje gjatë videokonfe­rencës
 ?? KESHILLI I EUROPES ??
KESHILLI I EUROPES

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania