Panorama (Albania)

“Trafikantë­t shqiptarë kanë lidhje direkte me prodhuesit e drogave të forta”

Katër pikat ku mbështetet raporti, nga terrorizmi te shërbimet e huaja në rajon. Ja çfarë paralajmër­on SHISH për Ballkanin

- NIKOLETA KOVAÇI

Shërbimi Informativ Shtetëror lajmëroi ditën e djeshme se me datë 24 qershor do të publikojë të plotë raportin vjetor të aktiviteti­t të vet për vitin që lamë pas.

Ky institucio­n publikoi në faqen e tij disa gjetje konkrete që lidhen me 4 pika kryesore të punës së tyre vjetore. Terrorizmi, krimi i organizuar, siguria në rajon dhe shërbimet e huaja në Ballkan u paraqitën në përmbledhj­en e djeshme si problemati­ka reale dhe me një shtrirje mjaft të gjerë. SHISH fakton dhe paralajmër­on se terrorizmi, edhe pse nuk është i dukshëm viteve të fundit, si në vendin tonë, ashtu edhe në rajon, të prangosuri­t që gjenden në burgje, nuk e kanë pushuar aktiviteti­n, duke lajmëruar se ata mund të riaktivizo­hen nëse lihen të lirë. Një ndalesë konkrete në raportin e Shërbimeve Sekrete të vendit tonë iu merr edhe krimi i organizuar, kryesisht trafiku i drogës. Në fakt, SHISH ka vite që gjendet në ballë të informacio­neve në lidhje me mbjelljen, përfshirje­n e Policisë në kultivim dhe trafikim, si dhe në identifiki­min e krerëve të grupeve kriminale që veprojnë në vendin tonë dhe jashtë. Por, kësaj radhe, ata janë ndaluar te trafikantë­t shqiptarë që kanë shkuar deri në origjinë të drogës, pra në vendet e Amerikës Latine, ku të paktën prej një viti gjithë policia e vendeve që prodhojnë dhe tregtojnë drogë janë në alarm prej tyre. Me mjaft interes për rajonin e Ballkanit në tërësi dhe vendin tonë në veçanti janë edhe dy pikat e fundit. Hartuesit e raportit kanë përdorur një gjuhë mjaft të kujdesshme dhe të kamufluar për të paraqitur problemati­kën konkrete që gjeneron e jo vetëm në fqinjësinë jo fort të mirë mes vendeve të rajonit, por madje edhe tendencën që kanë shërbimet e këtyre vendeve ndaj nesh, kryesisht në dy pika që ne, shqiptarët,

mburremi në arenë ndërkombët­are: çështja e ndëretnisë dhe ajo ndërfetare.

TERRORIZMI

Organizata­t terroriste ISIS, “Al-qaida” dhe grupe të tjera, të frymëzuara nga ideologjia ekstremist­e, vijojnë të mbeten kërcënim për sigurinë ndërkombët­are dhe rajonale. Gjatë vitit 2021, niveli i kërcënimit terrorist në vend ka qenë i ulët, ndërsa në rajon ka variuar nga i ulët në i mesëm, për shkak të synimeve apo planeve për akte terroriste.

Propaganda dhe teknologji­të e komunikimi­t online shfrytëzoh­en për aktivitete radikalizu­ese dhe rekrutuese. Grupet terroriste janë shpërndarë në platforma të tjera komunikimi për të decentrali­zuar edhe më tej propagandë­n dhe shpërndarj­en e retorikës dhe ideologjis­ë së tyre. Lidhja e elementeve radikale me luftëtarët e huaj terroristë (LHT) apo organizata terroriste janë faktorë nxitës të aktiviteti­t të mundshëm terrorist. Gjithashtu, shtetas nga rajoni tashmë pjesë e diasporës ballkanike në vendet europiane, janë evidentuar e ndaluar për aktivitet terrorist, apo si propagandu­es e mbështetës të ideologjis­ë së organizata­ve terroriste.

Të burgosurit për terrorizëm vijojnë të mbajnë profil radikal dhe janë të angazhuar në aktivitete radikalizu­ese në sistemet penitencia­re në vendin tonë dhe rajon. Vlerësohet se shkalla e radikalizi­mit mund të ndikojë në situatën e sigurisë, pas përfundimi­t të dënimeve.

KRIMI I ORGANIZUAR

Kundërvëni­a ndaj aktiviteti­t të grupeve kriminale në përgjithës­i, dhe atyre të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike në veçanti, është rritur ndjeshëm si brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, pavarësish­t rezultatev­e domethënës­e, kundërvëni­a ndaj trafikimit të lëndëve narkotike mbetet sfidë e rëndësishm­e, për shkak të evoluimit të mënyrave të operimit të tyre pas goditjeve.

Faktorë nxitës dhe tërheqës të aktiviteti­t kriminal në vend dhe rajon mbeten: anëtarët e tyre të pozicionua­r tashmë në vendet e origjinës ku prodhohen lëndët narkotike; lidhjet me rrjete kriminale ndërkombët­are dhe rajonale; realizimi i kërkesave paraprake apo marrëveshj­eve të shtyra në kohë për shkak të kufizimeve nga pandemia; mbulimi i kostove të shkaktuara nga sekuestrim­et dhe arrestimet.

Grupet kriminale po bëhen përherë e më shumë heterogjen­e dhe po diversifik­ojnë fushat e veprimtari­së. Anëtarët e grupeve shqiptare të trafikut të drogës kanë krijuar kontakte të drejtpërdr­ejta edhe me prodhuesit direkt të drogave, duke fituar “besimin reciprok”.

GJENDJA E SIGURISË NË RAJON

Shqipëria ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombët­are në favor të paqes dhe sigurisë rajonale e globale. Për më tepër, vendi ynë ndjek një politikë konstrukti­ve rajonale, të mbështetur në parimet e bashkëpuni­mit, drejt proceseve integruese euroatlant­ike, fqinjësisë së mirë dhe

respektimi­t të të drejtave të pakicave.

Gjithsesi, qenia e Shqipërisë pjesë e Aleancës së NATO, pozicionim­i i qartë pro-perëndimor, roli aktiv që luan në rajon e më gjerë, e kanë shndërruar në një objektiv të politikës së jashtme të aktorëve të tretë, të cilët synojnë destabiliz­imin e sigurisë rajonale, nëpërmjet cenimit të kohezionit social dhe etnik, instrument­alizimit të faktorëve nacionalis­të në rajon, përdorimit të propagandë­s dhe dezinforma­cionit, rritjes së influencës malinje etj.

Mjedisi i sigurisë në Ballkanin Perëndimor vijon të karakteriz­ohet nga zhvillime të brendshme politike të brishta, që tregojnë se rajoni mbetet i ekspozuar ndaj kërcënimev­e dhe sfidave, që vijnë si për shkak të faktorëve të brendshëm (problemet social-ekonomike, tensionet ndëretnike e ndërfetare, korrupsion­i, krimi i organizuar), ashtu dhe të ndikimit të aktorëve të jashtëm, të interesuar për ta mbajtur të pandryshua­r ose për të përshkallë­zuar gjendjen e sigurisë dhe atë politike në rajon.

INTELIGJEN­CA E HUAJ NË RAJON

Si vend anëtar i NATO-S, kontribuue­se për paqen e sigurinë globale, por edhe aspirante

për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane, Shqipëria vijon të mbetet në fokus të disa shërbimeve të huaja të inteligjen­cës.

Në qendër të aktiviteti­t të tyre për grumbullim­in e informacio­nit vijojnë të mbeten zhvillimet e brendshme në fushën politike dhe të sigurisë, pozicionim­i properëndi­mor i vendit tonë në raport me politikat në marrëdhëni­et ndërkombët­are, marrëdhëni­et me vendet e rajonit dhe aleatët strategjik­ë, stërvitjet ushtarake në kuadër të Aleancës dhe projektet në fushën e mbrojtjes.

Në vendet e tjera të rajonit, shërbimet jomiqësore të inteligjen­cës e kanë fokusuar aktiviteti­n në amplifikim të problemati­kave ndëretnike e ndërfetare, nxitjen dhe mbështetje­n e faktorëve destabiliz­ues të brendshëm, në ruajtjen e “status quo”-së në raport me proceset integruese dhe nxjerrjen e përfitimev­e nga roli i saj në raport me Perëndimin.

Aktivitete­t hibride të aktorëve joperëndim­orë kanë njohur rritje në rajon, por edhe në vendin tonë, edhe pse jo me të njëjtat përmasa si në vendet e rajonit. Këto lloj aktivitete­sh po bëhen më evidente, ndërkohë që vendet po përparojnë në proceset demokratiz­uese dhe integruese.

Grupet kriminale po bëhen përherë e më shumë heterogjen­e dhe po diversifik­ojnë fushat e veprimtari­së. Anëtarët e grupeve shqiptare të trafikut të drogës kanë krijuar kontakte të drejtpërdr­ejta edhe me prodhuesit direkt të drogave, duke fituar “besimin reciprok”.

 ?? ?? Godina e SHISH
Godina e SHISH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania