Panorama (Albania)

Ligji për Butrintin, Meta: Kuvendi, jo votë symbyllur!

“Kuvendi duhet të miratojë dekretin për të ngritur një komision parlamenta­r” Presidenti u përgjigjet akuzave për lobim: Ky është sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku

- KELMENT BAÇI

Presidenti Ilir Meta i kërkoi Kuvendit të mos votojë symbyllur ligje të rëndësishm­e si ai për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, por të reflektojë dhe konsultohe­t me ekspertët për një zgjidhje më të mirë.

Në një konferencë për mediat, Meta përsëriti argumentet, me të cilat ai ktheu ligjin, ndërsa saktësoi se marrëveshj­a mes qeverisë dhe Fondacioni­t që do të menaxhojë Parkun Kombëtar të Butrintit për 10 vite nuk ishte transparen­te. Presidenti u shpreh se është e papranuesh­me logjika që shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjës­i dhe autorizon një fondacion të dedikuar dhe që nuk garanton dot rolin kontrollue­s sipas përgjegjës­isë kushtetues­e. Kreu i shtetit bëri të ditur se ligji bie ndesh me parimet kushtetues­e, cenon interesin publik dhe shmang kontrollin apo auditimin nga autoriteti më i lartë kushtetues, që është KLSH. “Është e papranuesh­me që për një pasuri të tillë si Butrinti shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjës­i dhe autorizon një fondacion dhe vetë shteti është futur në një pozitë që nuk kontrollon dot rolin e vet. Për sa i takon procedurës së ndjekur për dhënin e titullit ‘Partner strategjik’, rezulton se është kryer nga Këshilli Kombëtar i Menaxhimit të Pasurive Natyrore, që nuk ka asnjë kompetencë. Asgjë e keqe nuk mund t’i vijë Kuvendit nga debati, oponenca dhe transparen­ca. Marrëveshj­a shmang kontrollin apo auditimin nga KLSH. Konstatoj se mekanizmat kushtetues­e mes ekzekutivi­t dhe legjislati­vit, nuk kanë funksionua­r. Marrëveshj­a e lidhur nuk garanton, krijon terren që të shkelen çështje të identiteti­t dhe trashëgimi­së kombëtare. Kuvendi duhet të miratojë dekretin e Presidenti­t dhe kërkesën për të ngritur një Komision të Posaçëm Parlamenta­r. Presidenti nuk është kundër formave të bashkëpuni­mit shtet-privat, aq më tepër kur bëhet fjalë për Fondacioni­n Shqiptaroa­merikan

për Zhvillim (AADF)”, tha Meta. I pyetur për hapat e mëtejshëm dhe nëse keni në plan ndonjë akt politik pas 24 korrikut nëse argumentet e tij nuk merren parasysh nga Parlamenti, Meta u shpreh se: “Qëndrimet e mia kanë qenë të qarta në mbrojtje të trashëgimi­së kulturore dhe kombëtare, si çështja e teatrit dhe ajo që po diskutojmë. Dëshiroj që për një çështje kaq të rëndësishm­e, Kuvendi të mos votojë symbyllur, por t’i hapë sytë mirë. Nuk duhet të

paragjykoj vendimet e tij. Nuk kam shprehur ndonjë optimizëm mbresëlënë­s për sa i takon përgjegjsh­mërisë së maxhorancë­s. Apeloj që për një çështje të rëndësisë kaq të madhe, të ketë një reflektim”.

Padia në SPAK Presidenti Ilir Meta iu përgjigj interesimi­t të gazetarëve për kallëzimin penal që ka regjistrua­r SPAK pas denoncimit të ish-deputetit Halit Valteri, duke u shprehur se pretendimi për lobim nuk ka ekzistuar dhe ekziston. I pyetur nëse u druhet kallëzimev­e të tjera, Meta u shpreh se pas 25 korrikut ky është një sistem që do shkundet nga themeli. Presidenti u shpreh se ata që janë në kërkim për aferën e incenerato­rëve po bëjnë letrat për azil për t’i shpëtuar drejtësisë, ndërsa gazeta austriake do të marrë përgjigjen që meriton në seancat gjyqësore që do të zhvillohen atje. “Këto lajme absurde si vetë personazhe­t që i njihni të gjithë, nuk krijojnë asnjë shpërqendr­im nga detyra e Presidenti­t deri në 24 korrik, por dhe nga angazhimet e zotit Ilir Meta duke nisur nga 25 korriku. Sa i takon gazetës austriake, do ta marrë përgjigjen atje, në seancat që do zhvillohen atje, kjo është një histori që as nuk ka ekzistuar, as nuk ekziston. Ata që janë në kërkim të letrave për azil për t’i shpëtuar drejtësisë këtu edhe të tjerë që janë këtu e vijojnë biznesin e incenerato­rëve dhe biznese të vijojnë të bëjnë më të mirën e tyre. Ky është një sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku, por deri në 24 korrik do bëjmë detyrën me përgjegjsh­mëri të plotë e shpresojmë të ketë dhe reflektime kur bëhet fjala për çështje të interesit kombëtar”, tha Meta.

 ?? ?? Presidenti Meta, dje gjatë konferencë­s
Presidenti Meta, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania