Panorama (Albania)

BALLA: DO RRËZOJMË DEKRETIN E METËS

-

Kreu i Grupit të Ps-së, Taulant Balla, deklaroi se maxhoranca do ta rrëzojë dekretin e Presidenti­t, që riktheu për shqyrtim në Kuvend ligjin për menaxhimin e Butrintit. Në një dalje për mediat, Balla tha se marrëveshj­a do t’i shërbejë Butrintit. “Pjesa që lidhet me dekretin e Presidenti­t të republikës që lidhet me rikthimin për rishqyrtim në Kuvend të marrëveshj­es për Butrintin. Unë dua t’ju konfirmoj atë që e kemi thënë. Nuk kishin asgjë të re nga fronti opozitar, ku përfshihet edhe Presidenca. Ne thanë që në momentin kur kjo marrëveshj­e po shqyrtohej që ne do ta rrëzojmë dekretin e Presidenti­t në largim, dhe sapo Kuvendi të njihet me dekretin, ai do të rrëzohet në mënyrë që marrëveshj­a të hyjë në fuqi për një miradminis­trim sipas një modeli tashmë të konsolidua­r të Fondit Shqiptaro-amerikan të Zhvillimit. Se këta po dëgjuan fjalën “Amerikan” brenda, bëhen bashkë të gjithë dhe dalin kundër. E vërteta është që ajo është një marrëveshj­e e shkëlqyer që do të japë kësaj pasurie të madhe kombëtare, që është Parku Arkeologji­k i Butrintit, një zhvillim dhe akses më të mirë të turistëve jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj”, tha Balla.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania