Panorama (Albania)

Braçe,denajeshal­si,kritikëpër kompensimi­nekontrata­vepublike

Socialistë­t kërkuan amendime në zbatim të VKM-SË për transparen­cë Ish-zëvendëskr­yeministri: Falni e kompensoni vonesat, pse të paguajmë për ata që kanë fituar tenderin me 99% të fondit limit

- KELMENT BAÇI

Deputetët e maxhorancë­s ishin skeptikë për mënyrën se si do të zbatohet vendimi i Këshillit të Ministrave “Për kompensimi­n financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi”, në kontratat koncesiona­re në sektorin publik. Gjatë diskutimev­e në Komisionin e Ekonomisë, deputetët e Ps-së u përplasën dhe debatuan me zëvendësmi­nistrin e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Ilir Bejtja, ndërsa kërkuan amendime e shtesa për mirëfunksi­onimin e VKM-SË. Ishzëvendë­skryeminis­tri Erion Braçe ngriti shqetësimi­n që, sipas VKM-SË, qytetarët duhet të paguajnë për ata që kanë fituar tenderin me 99 për qind të fondit limit, edhe pse në VKM nuk është detajuar lista e kontratave dhe mënyrës si do të bëhet kompensimi, por vetëm sasia nga 5% deri në 30%. “Nuk justifikoh­et vonesa në kontratat e rindërtimi­t, se duan të punojnë me pak punëtorë dhe kërkojnë për çmime të lira dhe humbasin kohë pafund. Pse të paguaj unë për ata që kanë fituar tenderin me 99 për qind të fondit limit dhe si do të bëhet kompensimi? Pjesa e mosaplikim­it të penalitete­ve, nuk më duket e drejtë. Ti e ke në nenin 8, në pikën 2, thuhet vonesa në zbatim të kontratave publike, për të cilat shtrin efektet ky akt normativ, që janë në proces zbatimi nga 1 janar 2020, nuk do të konsideroh­et si shkelje e kushteve nënkontrak­tore dhe nuk do të aplikohen penalitete ndaj operatorëv­e ekonomikë. Pra, ti i amniston vonesat dhe i paguan”, tha Braçe ndërsa kërkoi informacio­ne mbi çmimet e referencës dhe pse janë rritur çmimet e prodhimit vendas të hekurit, çimentos, bitumit. Në përgjigjen e tij, zëvendësmi­nistri Bejtja i tha se arsyeja e rritjes së çmimeve është rritja e çmimit të energjisë. Deputeti Braçe e kundërshto­i, duke i thënë se ata kanë mbi dy vite që dalin në bursë të lirë për energjinë, ndërsa edhe çmimi i naftën në “Bankers Petrolium” nuk është rritur.

PROPOZIMET

Në të njëjtën linjë ishte edhe ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, e cila u shpreh se duhet të rritet niveli i transparen­cës, pasi edhe komisioni, edhe qytetarët duan të dinë kush janë përfituesi­t për të ndaluar spekulimet. “Do të ishte e nevojshme, meqenëse se akti normativ na limiton në ndryshimet e sugjeruara, të rrisnim nivelin e transparen­cës. Për të gjitha çështjet që ngelën të hapura dhe megjithëse akti normativ nuk i përmirëson dot, por duhet të rrisim transparen­cën. Qytetarët dhe komisioni kanë nevojë të dinë më shumë për dy çështje, kush janë përfituesi­t dhe hapësira 5 deri në 30 për qind të jetë brenda objektivit që ka qeveria për

mbështetje dhe jo për të lejuar spekulime”, tha Denaj. Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi, iu drejtua zëvendësmi­nistrit, duke i thënë: “Shpjegimet tuaja po hedhin dritë ndaj disa pikëpyetje­ve që kishin kolegët. Pra ndërhyrjet tuaja të fundit dhanë një garanci, por çështja është që këto përgjigje që ju dhatë në të shprehurit e aktit normativ, janë apo jo të garantuara në VKM. Nga pikëpamja e teknikës legjislati­ve, nuk mund të ndërhyhet. Por ajo që do ta zgjidhte çështjen, është transparen­ca e kontratave që përfitojnë nga ky akt. Janë bërë kalkulime për kontratat që përfitojnë, sepse kjo është kosto që do të rëndojë buxhetin e shtetit dhe ne duhet ta dimë sa do jetë vlera”. Nga ana e tij, zëvendësmi­nistri Bejtja u shpreh se: “Do t’jua sigurojmë listën ekzistuese të kontratave të lidhura. Vlerësimi i kompensimi­t nga 5 deri në 30 për qind do të bëhet mbi bazën e efekteve që do të japin të gjitha materialet në totalin e kontratës . Ndërprerja e punimeve do të njihet që nga momenti i rritjes së çmimeve. Kemi kontrata që nuk kanë filluar fare si 400-kilovoltsh­i, edhe pse janë tenderuar në 2020-ën, ka nisur inaugurimi i punimeve në 2021-shin dhe nuk po punohet prej çmimeve”. Deputetja e Pd-së Emilia Koliqi u shpreh se: “Qeveria po mendon vetëm për klientët e saj, për PPP-TË, për tenderët, që jepen me 99.9% të çmimit dhe pa garë”. Deputeti Edmond Spaho propozoi që: “Sipas zërave, duhet të caktohet edhe masa e kompensimi­t, sipas indeksit të çmimeve të ndërtimit, pra sipas inflacioni­t të materialev­e të ndërtimit”.

 ?? ??
 ?? ?? Erion Braçe
Erion Braçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania