Panorama (Albania)

Si e rrëzoi 4 herë maxhoranca kërkesën e PD për komision hetimor

-

Prej më shumë se dy muajsh, Partia Demokratik­e insiston të zbardhë vendimin e qeverisë për të shpallur kompaninë e bashkëshor­tit të ministres Xhaçka si investitor strategjik. Fillimisht me firmat e 7 deputetëve, demokratët kërkuan që të ngrihej një komision i posaçëm parlamenta­r për të verifikuar jo vetëm rastin e ministres së Jashtme, por edhe licencat e tjera të dhënë që nga fillimi i miratimit të ligjit për investitor­ët strategjik­ë. Por kërkesa e tyre me fuqinë e kartonit në Konferencë­n e Kryetarëve u rrëzua. Por demokratët përdorën një tjetër hapësirë ligjore. Ata mblodhën 35 firma, aq sa është e nevojshme sipas Rregullore­s së Kuvendit për të ngritur një komision hetimor me objekt hetimin e të gjitha lejeve të ndërtimit në zonën turistike me ligjin e investimev­e strategjik­e. Por në momentin që po zhvillohej Konferenca e Kryetarëve një nga deputetët nismëtarë tërhoqi firmën te Kryetarja e Kuvendit dhe socialistë­t e rrëzuan me argumentin se kërkesa nuk është e rregullt, pavarësish­t gatishmëri­së së Alibeajt për të firmosur në moment. Megjithatë, demokratët insistuan dhe pasi shtuan edhe dy firma të tjera, e depozituan sërish në Kuvend. Por sërish PS, me forcën e kartonëve, e rrëzoi, madje duke akuzuar deputetët e Pd-së se po bënin falsifikim, pasi sipas tyre, firma e deputetit mblidhet vetëm për një dokument dhe për ridorëzim kërkohet mbledhja e firmave nga e para. Demokratët i mblodhën firmat nga e para, por sërish socialistë­t e rrëzuan.

 ?? ?? Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania