Panorama (Albania)

Deputetët e PD kallëzojnë penalisht Kryeminist­rin për ministren Xhaçka

“Kreu i qeverisë ka përgjegjës­inë ligjore për të ndaluar abuzimet” Bardhi: Mohimi i komisionit hetimor është bërë për të fshehur abuzimet e korrupsion­in e Ramës me ligjin për investimet strategjik­e

- MARIGLEN KUME

Me dakordësin­ë e deputetëve të Pdsë që drejtohen nga Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi depozitoi dje në SPAK një kallëzim penal për Kryeminist­rin Edi Rama.

Bëhet fjalë për rastin e dhënies së statusit investitor strategjik dhe pasurive publike në përdorim për bashkëshor­tin e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Sipas pretendimi­t të deputetëve të djathtë, bashkëshor­ti i ministres Xhaçka ka përfituar statusin e investitor­it strategjik për ndërtimin e një hoteli disakatësh me 5 yje, në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milionë euro, në Gjilekë, Bashkia Himarë. Shoqëria në pronësi të bashkëshor­tit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetës­e të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-SË. Kjo për demokratët është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve ligjore të parashikua­ra në ligjin për parandalim­in e konfliktit të interesit. “Kryeminist­ri Edi Rama, në cilësinë e tij si epror i ministres Olta Xhacka, por edhe si kryetar i Komitetit të Investimev­e Strategjik­e, ka përgjegjës­inë ligjore për të zbatuar ndalimet e parashikua­ra nga ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 ‘Për parandalim­in e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksionev­e publike’, i ndryshuar, ku qartësisht specifikoh­et se deputeti/ministri nuk mund të përfitojë përdorimin e pronave publike dhe se ky rregull vepron njëlloj edhe për bashkëshor­tin/en e tij”, thuhet në kallëzimin e firmosur nga deputeti Gazment Bardhi. Konflikti i interesit Në kallëzim evidentohe­t gjithashtu fakti se sipas ligjit në fuqi, në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të

regjistrua­ra në emrin e bashkëshor­tit, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistrua­ra në emër të vetë deputetit dhe, në rastin konkret, edhe të ministres. “Duke mos aplikuar këtë ndalim, Kryeminist­ri Edi Rama dhe anëtarët e Komitetit të Investimev­e Strategjik­e, të cilët kanë qenë në dijeni se kompania përfituese është në pronësi të bashkëshor­tit të ministres/ deputetes Olta Xhaçka, me dashje kanë kryer veprime në kundërshti­m me ligjin, që përbën mospërmbus­hje të rregullt të detyrës, duke i sjellë përfitime materiale të padrejta familjes së ministres Xhaçka”, thuhet në kallëzim. Kallëzimi penal ndaj kreut të qeverisë vjen një ditë pasi një

grup deputetësh të Partisë Demokratik­e i kërkuan Kuvendit që të nisin procedurat për konstatimi­n e papajtuesh­mërisë me mandatin e deputetit për Olta Xhaçkën. Ndërkohë, përmes një postimi në rrjete sociale, Gazment Bardhi akuzoi maxhorancë­n se nuk lejoi ngritjen e komisionit për të mbrojtur abuzimet. “Mohimi i komisionit hetimor është bërë për të fshehur abuzimet dhe korrupsion­in e Edi Ramës me ligjin për investimet strategjik­e.

Shqiptarët do të shohin se si pronat publike po ndahen te familjarët e ministrave, te miqtë e Edi Ramës dhe te një grusht oligarkësh pranë tij. Rasti i Olta Xhaçkës nuk është as i izoluar dhe as i vetmi, por pikënisja e transparen­cës për këtë çështje. Nxis SPAK të veprojë pa vonesë për hetimin e këtij rasti dhe vënien para përgjegjës­isë të Edi Ramës dhe kujtdo tjetër që kanë abuzuar me pasuritë publike”, shkroi Bardhi në “Facebook”.

 ?? ??
 ?? ?? Faksimile e kallëzimit penal e Grupit të PD ndaj Kryeminist­rit Rama
Faksimile e kallëzimit penal e Grupit të PD ndaj Kryeminist­rit Rama
 ?? ?? Gazment Bardhi
Gazment Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania