Panorama (Albania)

“Kodi Zgjedhor, i vonuar”, Gogo: Për Territoria­len duhet të pyeten qytetarët

“Shtimi i bashkive? Propozim që na kthen të paktën 20 vjet pas” Kreu i KRIIK: Pa dialog, administra­ta e qeverisjes vendore rrezikon të kthehet në një shtojcë militante të pushtetit qendror

- VALENTINA MADANI

Premto Gogo apelon klasën politike që para se të miratojë Reformën Administra­tivo-territoria­le se duhet të përfshijë në procesin e konsultime­ve edhe qytetarët.

Në të kundërt, kryetari i Koalicioni­t për Reforma, Integrim dhe Institucio­ne të Konsolidua­ra (KRIIK), paralajmër­on se qeverisja e re vendore dhe administra­ta e saj rrezikon të kthehet në një shtojcë militante të pushtetit qendror, e rrjedhimis­ht e lidershipi­t politik drejtues. Gogo thotë për gazetën “Panorama” se duhet dialog mes palëve për një Reformë të re Territoria­le, ndërkohë që Reformën Zgjedhore e sheh si të vonuar.

Z. Gogo, pse nuk kemi një Reformë të re Territoria­le prej 7 vitesh? Çfarë pasojash kishte reforma pa konsensusi­n e opozitës?

Reforma Administra­tivoterrit­oriale është një reformë madhore, e cila ndërmerret në zbatim të germës dhe frymës së Kushtetutë­s, atëherë kur është e nevojshme dhe gjykohet e tillë nga qytetarët. Kushtetuta e ka parashikua­r miratimin e një ligji të tillë me një shumicë të cilësuar prej tre të pestave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Por, përpara se të shkohet te miratimi i ligjit, ka nevojë të ndërmerret një proces i thelluar konsultimi dhe gjithëpërf­shirje, i cili duhet të sigurojë dakordësin­ë e të gjithë aktorëve dhe veçanërish­t të popullsisë që jeton në njësitë administra­tive që do të preken nga ndryshimi. Procesi i zhvilluar në vitin 2014 ishte një proces i tillë, i njëanshëm, i braktisur nga opozita dhe që nuk vuri në qendër nevojat, shqetësime­t dhe konsultimi­n e drejtpërdr­ejtë me popullin. Pasojat, sikurse i shihni sot, janë madhore dhe që në thelb kanë shkuar në krah të kundërt me aspiratat e reformës për vetëqeveri­sjen vendore, parimin e subsidiari­tetit, decentrali­zimit të pushtetit dhe ofrimit më të mirë të shërbimeve të qytetarit në nivel vendor etj. Kjo është një kambanë alarmi për të zgjuar fort të gjithë aktorët e shoqërisë sot, e veçanërish­t ata politikë, që në proceset që priten të ndërmerren, të bëhen dhe të jenë pjesë e tyre, dhe të dialogojnë fuqishëm, në mënyrë të vërtetë e domethënës­e me qytetarët e këtij vendi në të katër skajet ku ata jetojnë e përballojn­ë me mund jetesën e përditshme.

Si mund të arrihet decentrali­zimi i pushtetit vendor?

Një reformë e thelluar, sikurse u cek më sipër, me të gjithë aktorët e përfshirë dhe pjesëmarrë­s, detyrimish­t do të shtrojë imperativi­n e përjashtim­it të influencav­e autoritari­ste qendrore apo të ndalimit të përdorimit politik nga pushteti qendror, duke i hapur rrugë konkretish­t marrjes jetë të decentrali­zimit. Nga ana tjetër, adresimi i tërë shqetësime­ve që vijnë në zhvillimin e një procesi zgjedhor, sipas gjetjeve të OSBE/ ODIHR dhe të aktorëve vendorë, përfshirë KRIIK, do të ndihmojë në disiplinim­in e vullnetit politik brenda caqeve të një demokracie normale, duke i hequr mundësinë e përdorimit të pushtetit.

Si duhet bërë reformimi i Territoria­les?

Mendoj se është e gabuar të shkohet në një proces dialogu dhe reformimi me formula dhe përgjigje të gatshme. Në përfundim të analizave të bëra mbi kriteret kushtetues­e që legjitimoj­në dhe mbështesin reformimin e kufijve administra­tive, një aspekt tjetër që duhet të trajtohet e të gjejë rregullim është prekja e zonës zgjedhore, e cila në zgjedhjet e përgjithsh­me parlamenta­re identifiko­het me qarkun, ndërsa në zgjedhjet vendore identifiko­het me bashkinë. Në rastin e dytë, detyrimish­t komponenti demografik, dhe rivijëzime­t e natyrshme të kufijve me qasje, ndër të tjera, kulturore e historike, janë ato që duhet të prevalojnë, e jo sjellja e votuesve, sondazhet politike apo zvogëlimi apo zgjerimi i bastioneve politike të njërit apo tjetrit krah politik. Madje, në kontekstin e sotëm të gjendur, është me shumë rëndësi që të parashtroh­et marrja në konsiderat­ë e përfshirje­s dhe pjesëmarrj­es në këtë proces konsultimi edhe e shtetasve shqiptarë me banim parësor jashtë vendit, por me banim dytësor në territorin e bashkisë apo njësisë që i nënshtrohe­t ndryshimit.

Si i konsideron­i propozimet e opozitës për shtimin e numrit të bashkive?

Nëse pikënisja e opozitës është qasja demografik­e, e një menaxhimi më të mirë të burimeve ekonomike apo edhe e ripopullim­it të territorit, do të ishte për t’u vlerësuar dhe marrë në konsiderat­ë seriozisht në procesin reformues që do të bëhet. Por nëse qasja kërkon një fragmentar­izim më të madh të territorit, qoftë ky numër më i vogël se 372 njësitë e dikurshme dhe më i madh se numri aktual prej 61 bashkish, me qëllimin e ndarjes së tij si mundësi e shtuar për dominim politik, punësim apo ndarje pushteti për opozitën, sigurisht që ky është një propozim që na kthen së paku 20 vjet mbrapa në tranzicion­in problemati­k shqiptar.

Po paralajmër­imin nga PS për shkrirjen e qarqeve?

Është një ide e hedhur për konsum publik, për të cilën nuk kemi ende detaje. Duhet të presim prezantimi­n zyrtarisht të saj, me gjithë argumentim­in dhe ndryshimet ligjore bashkëshoq­ëruese të parashikua­ra si të nevojshme për t’u ndërmarrë, e sigurisht edhe shqyrtimin e saj në detaje përgjatë procesit të gjerë të konsultimi­t. Ajo që mund të thuhet në këtë rast, nën këndvështr­imin e zgjedhjeve të përgjithsh­me, është se prekja e qarqeve, rivijëzimi i rajoneve apo, thënë ndryshe, i “qarqeve të reja”, thjesht do të ndikonte numrin e deputetëve që do të dalin të mandatuar nga ky “qark i ri”. Kjo sigurisht afekton dhe rrit

distancën e banorëve të rajonit me deputetin e mandatuar, çka duhet parë me kujdes në aspektin e rregullimi­t dhe përfaqësim­it nëpërmjet ligjit zgjedhor, me nevojën për ta integruar dhe parë në tërësi gjithë mekanizmin. Nga ana tjetër, mendoj se do të duhet t’i kushtohet rëndësi shqyrtimit dhe ridimensio­nimit të rolit të qarkut, tanimë në një territor më të madh, çka do të thotë më shumë përgjegjës­i për të marrë përsipër dhe për të zhvilluar.

Me çfarë pakete ligjore duhet të shkohet në Kuvend për një reformë të re konsensual­e?

Palët duhet të shkojnë me ide dhe programe të mbështetur­a qartazi në parime, standarde dhe në dispozitat dhe frymën e Kushtetutë­s, sigurisht duke marrë në konsiderat­ë dhe tërë përvojën e deritanish­me të ndodhur. Çdo nxitim për të pasur shpejt rezultate konkrete apo paketa të përfunduar­a, pa një proces të mirëfilltë konsultimi, sikurse u trajtua deri më tani, nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të shënonte dështimin e radhës, të cilin do ta kuptonim dhe pranonim si të tillë, pasi të kemi konsumuar edhe një dekadë tjetër përpjekjes­h e energjish të shpërdorua­ra.

Po për sa i përket Reformës së re Zgjedhore, a jemi të vonuar?

Nëse do t’i referohemi vendimit të Kuvendit të datës 10 shkurt 2022 për ngritjes e Komisionit, sigurisht që jemi të vonuar. Veçanërish­t e lidhur kjo me amendimet e mundshme për zgjedhjet vendore të ardhshme që priten të mbahen në maj 2023. Ndërsa për sa u përket elementeve të tjera që duhen adresuar, si: ligji për financimin e partive politike, për referendum­et, për votimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, një ligj të ri për partitë politike, marrjen në shqyrtim të sistemit zgjedhor për një përfaqësim dhe shpërndarj­e sa më të mirë të mandateve, dhe veçanërish­t hapja e sistemit për alternativ­a të reja politike etj., mendoj se Komisioni ka tërë kohën e nevojshme në dispozicio­n me fillimin e sesionit të ardhshëm të Parlamenti­t në shtator, duke qenë se hyrja në fuqi e tyre parashikoh­et jo më parë se prill-maji i vitit 2025. Një rekomandim i

veçantë që e konsideroj­më si tepër domethënës dhe shumë të rëndësishë­m për t’u ndërmarrë, është rekomandim­i i hershëm i KRIIK për aplikimin e administri­mit të pavarur me një trupë jopolitike dhe me fuqi vendimmarr­ëse të nivelit të dytë të administri­mit zgjedhor, pra të Komisionev­e Zonale të Administri­mit Zgjedhor. Ky rekomandim nxitet të miratohet dhe aplikohet që në këto zgjedhje, si një provë e përmbajtje­s së palëve ndaj marrëveshj­es politike të 5 qershorit 2020, si dhe, nën gjykimin e KRIIK, për nxitjen e fillimit të zhbërjes së patronazhi­mit politik në administra­tën shtetërore. Lidhur me këto amendime të grupit të dytë, gjykohet se Komisioni i ka tërë kapacitete­t, ekspertizë­n e ndihmën e nevojshme për t’i miratuar ato brenda këtij sesioni parlamenta­r, pra brenda muajit korrik 2022, në mënyrë që të sigurohet kuadri i plotë rregullues për disa nga elementet shqetësues­e për zgjedhjet e ardhshme vendore të majit 2023.

“Për ndryshimin që ju pyesni, pika 2 e nenit 108 të saj parashikon se ndarjet administra­tive-territoria­le të njësive të qeverisjes vendore caktohen me ligj, mbi bazën e nevojave e të interesave të përbashkët ekonomikë dhe të traditës historike, dhe se kufijtë e tyre nuk mund të ndryshohen pa u marrë me parë mendimi i popullsisë që banon në to. Pra, ky parashikim kushtetues ndalon një proces të pjesshëm apo sipërfaqës­or”.

Pse nuk funksionoi për zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit?

Me keqardhje konstatohe­t se nuk gjendet asnjë element, në tërësinë e elementeve që përbëjnë procesin zgjedhor, ku nuk janë shënuar shkelje apo shmangie të zbatimit të ligjit. Ajo që konstatohe­t me shqetësim është se qytetari, votuesi shqiptar, u gjend i vetëm dhe i pambrojtur, në një fushatë e cila nuk ishte në funksion të interesave të tij, por ku vetë ai u keqpërdor vazhdimish­t dhe ku institucio­net dhe zyrtarët e shtetit zgjodhën të jenë pjesë dhe përfaqësue­s vetëm të forcës politike dhe interesave politike të maxhorancë­s, duke mos e mbrojtur atë dhe duke e lënë të marrë pjesë në procesin e votimit me ndjenjën e pasigurisë, pamundësis­ë dhe pafuqisë për të vendosur lirisht. Mendoj se ka një tërësi faktorësh dhe situatash që çuan në këtë pikë, e cila e ul akoma më shumë besimin qytetarëve në procesin zgjedhor, rezultatin e tij, legjitimit­etin e pushtetit të prodhuar më pas, e rrjedhimis­ht edhe në tërë proceset demokratik­e që duhet të ndodhin më pas e që kërkojnë detyrimish­t pjesëmarrj­en aktive të një qytetari të informuar, me kurajë dhe integritet të pacenuar.

 ?? ?? Komisioni i Reformës Territoria­le
Komisioni i Reformës Territoria­le
 ?? ?? Premto Gogo
Premto Gogo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania