Panorama (Albania)

Katër biznesmenë kromi shkojnë në Gjykatë, i fshehën shtetit 260 milionë lekë

Rrahim Dedja përfundon i pandehur, u pyet edhe për vrasjen e Iljaz Çalit Prokuroria dërgon për gjykim administra­torin dhe 3 ish-aksionerët e “Neku” sh.p.k., që vepron në minierat e Bulqizës

- NIKOLETA KOVAÇI

Prej shumë vitesh, minierat e kromit janë kthyer në objekte hetimore për shkak jo vetëm të përgjakjes së madhe që është gjeneruar nga konkurrenc­a e madhe, por edhe për shkak të fshehjes së pasurisë.

Është Prokuroria e Tiranës ajo që ditën e djeshme mbyll hetimet dhe çon dosjen në Gjykatë për katër biznesmenë, një prej tyre bërë i njohur pak kohë më parë, teksa Policia dhe Prokuroria e dyshuan si të përfshirë në një atentat që tronditi vendin. Viktimë e atij atentati ishte një djalë i ri, i cili pas vdekjes rezultoi të ishte pronar minierash bashkë me të vëllanë, por që në fakt Dedja pas marrjes në pyetje u la i lirë. Ai dëshmoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se viktimën dhe familjen e tij i kishte miq. Por Prokuroria ndërkohë kishte nisur hetime për të, administra­torin e firmës dhe dy biznesmenë të tjerë, pasi ata dyshoheshi­n për fshehje të të ardhurave nga aktiviteti i tyre. Sipas dyshimeve dhe më pas hetimeve, ka rezultuar se bëhet fjalë për një shumë të madhe parash që ata i detyrohen shtetit shqiptar nga aktiviteti i firmës, e cila është marrë nën hetim. Dosja është përfunduar dhe është dërguar për gjykim dhe tashmë do të jetë Gjykata që do të vendosë mbi fatin e tyre nëse vërtet e kanë kryer atë vepër penale apo jo.

PËRFUNDIMI I HETIMEVE

Sipas të dhënave hetimore bëhet me dije se Alfred Kurti, me detyrë administra­tor i kompanisë ‘Neku’ sh.p.k., dhe 3 ish-aksionerë të kësaj kompanie, Rrahim Dedja, Adnan Halili dhe Rrahim Laçi, janë marrë të pandehur dhe janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, pasi akuzohen se kanë kryer evazion fiskal.

Sipas Prokuroris­ë, nga

hetimet e kryera mbi veprimtari­në e kompanisë “Neku” sh.p.k. si edhe kalimi i kuotave të kapitaleve të

kësaj shoqërie për një shumë totale prej mbi 260 milionë lekësh të rinj, ka rezultuar se nuk ka kryer deklarimet

dhe ka shmangur detyrimet ndaj organeve tatimore. Kompania “Neku” sh.p.k, e cila merret me tregtimin e

mineraleve metalike dhe metaleve dhe që ushtron aktiviteti­n e saj në Rruga “Pazari”, Terminali Bulqizë, i ka

fshehur shtetit më shumë se 100 milionë lekë taksa, që duhet t’i paguhen shtetit në detyrime të drejtpërdr­ejta ose të tërthorta.

Hetimet kanë nisur në vitin 2021 dhe janë drejtuar nga prokurori Bledi Valikaj, i cili ka marrë të pandehur kompaninë dhe shtetasit e mësipërm për fshehje të ardhurash, pasi dyshohet se të dyja palët, aksionerët dhe kompania, kanë kryer evazion fiskal.

Hetimet kanë përfshirë zotërimin e të gjitha praktikave që lidhen me veprimet që janë kryer nga kjo kompani. Nuk dihet se cilat kanë qenë indiciet që janë fiksuar nga organi i akuzës për nisjen e hetimeve, por mësohet se tashmë shkeljet e pretenduar­a nga ekspertët hetimorë janë të faktuara dhe do të mbrohen në Gjykatë nga ana e prokurorit të çështjes.

Nën hetim është vënë edhe Rrahim Dedja, emri i të cilit nuk është i panjohur për drejtësinë. Kjo, pasi ai është marrë në pyetje si i dyshuar pas vrasjes së Iljaz Çalit në autostradë­n Tiranëdurr­ës, në prill të këtij viti. Sipas vëllait të viktimës, Zeqir Çalit, ai rrëfeu se vëllai i tij i kishte një borxh prej 1 mln euro Rrahim Dedës.

 ?? ?? Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës
 ?? ?? Rrahim Dedja
Rrahim Dedja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania