Panorama (Albania)

KUSH JANË VËLLEZËRIT LLANAJ

-

Ndërtuesi Dritan Llanaj njihet si një person që ka pasur probleme me ligjin edhe më herët në lidhje me mashtrimin e qytetarëve dhe pronat. Në zonën e Unazës së Re, ai ka mashtruar qytetarët. Këta të fundit kanë protestuar edhe para Prokuroris­ë duke kërkuar dëmshpërbl­im. Ai, po ashtu, akuzohet edhe për tjetërsimi­n e pronave te Spitali i Traumës. Ndërsa Sino Llanaj njihet për konfliktin e vazhdueshë­m që ka pasur për një ndërtim në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë. Në këtë sherr, Sino Llanaj mbeti i plagosur. Ndërkohë, ai ishte në konflikt me ortakun e tij ndërtues, por edhe me banorët, për shkak të shitjes së disa apartament­eve në një kompleks.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania