Panorama (Albania)

Enver Jamaku i zbulon Policisë tjetër depo armësh

Ndalohet vlonjati: Jam me qira, s‘kam dijeni për armët

-

Një tjetër operacion është zhvilluar në Tiranë me qëllim goditjen e bazave të armatimeve që strehohen në kryeqytete­t, pa u shqetësuar nga askush. Rasti i djeshëm dëshmoi se trafikantë­t dhe poseduesit lëvizin me mekanizma të përcaktuar duke marrë ambiente me qira dhe duke ua besuar personave që janë të punësuar. Duke u fshehur pas padijenisë se çfarë mund të mbajë një ambient me qira, ruajtësit e armëve janë të qetë, por jo kur Policia është e detyruar të lëvizë nga informacio­net e sakta që dalin nga një i penduar që prej më shumë se një viti orienton Policinë në vendet e duhura dhe personat e duhur. Referuar të dhënave jozyrtare të Policisë, bëhet me dije se edhe për këtë operacion, ashtu si për operacioni­n e 5 ditëve më parë, blutë e Tiranës i kanë pasur indiciet e sakta, të dala nga dëshmitë e herëpasher­shme të Enver Jamakut, një vrasës me pagesë, i cili deri me tani ka zbuluar jo pak mbi 4 baza të rëndësishm­e armësh. Ditën e djeshme, Policia zbuloi armatim të një cilësie të pazakontë, duke demonstrua­r edhe njëherë fuqinë e grupeve të vrasësve me pagesë, të cilët i strehojnë armët në mes të Tiranës. E jo vetëm armë, por edhe tritol, që kohëve të fundit thuajse ka qenë i pranishëm në të gjitha rrethet problemati­ke të vendit për sa i përket krimit të organizuar. Policia arrestoi edhe një të ri që u gjend në banesën e marrë me qira, i cili rezulton të jetë nga Vlora. Burime zyrtare të Policisë së Vlorës i thanë gazetës “Panorama” se i riu i arrestuar nuk është i skeduar në këtë Polici, ndonëse që prej mesditës së djeshme kanë nisur hetimet dhe verifikime­t për këtë persona.

OPERACIONI

Eno Papa (Beqiri) është vënë në prangat e Policisë në

kuadër të një aksioni të koduar “Silent 2”, për shkak se në ambientet që ai kishte me qira pranë “Liqenit të Thatë”, u kap një arsenal me armë. Pas kontrollit, Policia sekuestroi 2 snajperë, 4 armë zjarri kallashnik­ov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciato­r, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderue­shme krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizioni­t (snajper), tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikua­r. Këto armë të sofistikua­ra të sjellin në vëmendje skenat e krimit, ku shpeshherë kemi parë të përdoren armë të sofistikua­ra. Policia gjithashtu bëri me dije se gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira nga shtetasi E. P. (B.), u gjetën dhe u sekuestrua­n, në cilësinë e provës materiale, një automjet në përdorim nga ky shtetas, 3 aparate celulare, 2 laptopë dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikua­r. Po punohet për identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, por pa përmendur emra personash se kush mund t`i ketë strehuar armët në garazhin e shtëpisë së vlonjatit.

 ?? ??
 ?? ?? Armët e sekuestrua­ra nga Policia
Armët e sekuestrua­ra nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania