Panorama (Albania)

Zjarri në “Astir”, dyshohet se një mjet u sulmua me tritol

Shpërthim në garazhin e pallatit, 8 persona të asfiksuar Pallati nuk kishte shkallë emergjence, dyshimet e para

- NIKOLETA KOVAÇI

Policia thotë se ishte zjarrvënie e qëllimshme ndaj një automjeti dhe, për pasojë, janë djegur edhe makinat e tjera që kanë qenë afër tij, por banorët këmbënguli­n se kanë dëgjuar shpërthim të fuqishëm dhe se gjithë ajo zhurmë nuk ka të bëjë me vënie zjarri.

Këto janë të dhënat që vijnë nga Policia dhe banorët e pallatit që orëve të para të së martës u tronditën nga shpërthimi në flakë i garazhit të ndërtesës së tyre. Të pamundur të dalin përjashta pasi, sipas tyre, nuk kishte shkallë emergjente, 8 banorë janë lënduar nga asfiksia dhe kanë përfunduar në spital ndërkohë të gjitha makina zjarrfikës­e që ka Tirana, janë vënë në dispozicio­n të fikjes së zjarrit. Policia dyshon se shënjestër ka qenë automjeti i vëllait të pronarit, një makinë luksoze, por që për fatin e keq, ka pasur ngjitur me veten edhe disa makina të tjera që janë përfshirë nga flaka. Ndërkohë që përjashtoj­në mundësinë e hedhjes së

ndonjë sasie tritoli, përkundër asaj që kanë dëgjuar dhe treguar të alarmuar banorët që kaluan orë tmerri, paniku e frike. Në fakt, dy vëllezërit që janë edhe pronarë ndërtimi dhe madje edhe të njohur, janë përfshirë disa herë në sherr dhe janë persona të njohur, ndërkohë që Policia e Tiranës deri orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, nuk ka bërë me dije nëse ka mundur ta zbardhë ngjarjen. Ekspertë të çështjes po merren me të gjitha provat e mbledhura në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nuk dihet ende se sa persona kanë vepruar në atë garazh pallati, që për fat, akti i tyre përfundoi pa pasoja në njerëz.

NGJARJA

Orë ankthi dhe tmerri kanë kaluar pas mesnatës së të hënës banorët e një pallati në “Astir”, në garazhin e të cilit persona ende të paidentifi­kuar dyshohet se u kanë vënë qëllimisht zjarrin 3 mjeteve, dhe kanë përdorur lëndë plasëse për të hedhur në erë një mjet “Range Rover”. Nga flakët u përfshi dhe një mjet i katërt i parkuar afër. Për shkak të plastikëve që u dogjën, pallati u përfshi nja një re e madhe tymi, që solli vështirësi në evakuimin e banorëve. Tetë prej tyre u tha se përfunduan në spital me shenja asfiksie, por pas ndihmës mjekësore, mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe se kanë lënë ambientet e spitalit. U desh ndërhyrja e makinave zjarrfikës­e për të parandalua­r zjarrin që të mos përfshinte gjithë ndërtesën. Aktivizimi i vatrave të zjarrit në të njëjtën kohë në 4 makina dhe

djegia e gomave bëri që tymi të depërtojë shpejt në shkallë, deri në katin e 9-të dhe banorët që konstatuan të parët zjarrin, u evakuuan vetë, ndërsa të tjerë mbetën të bllokuar në ballkon për disa orë, pasi nuk kishin mundësi të dilnin përjashta.

Ashensorët e pallatit dhe rrjeti hidraulik dhe elektrik kanë dalë jashtë funksionit dhe banorët kërkojnë ndihmë që t’i kthejnë të jetueshme apartament­et që i ka mbuluar bloza. Policia ka nisur hetimet për

zbardhjen e ngjarjes. Mjetet që dyshohet se u dogjën qëllimisht me lëndë djegëse janë të ndërtuesit të pallatit, Dritan Llanajt. Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për shkak të konfliktev­e të hapura që ai ka. Kujtojmë se Dritan Llanaj është vëllai i një tjetër ndërtuesi, Sino Llanaj, i cili është arrestuar për mashtrim, pasi shiste një apartament te disa persona. Në janar të vitit të kaluar, ai u plagos në Tiranë pranë pallatit që po ndërtonte, pas një konflikti me ortakun e tij.

 ?? ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes
 ?? ?? Zjarri në zonën e Astirit
Zjarri në zonën e Astirit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania