Panorama (Albania)

Legalizime­t, 180 emrat e rinj që kanë gati tapinë

Procedurat e regjistrim­it do të nisin pas 30 ditësh

-

Agjencia e Kadastrës ka publikuar emrat e 180 familjeve që kanë gati lejen e legalizimi­t.

Gazeta boton sot listën e plotë me emrat e përfituesv­e në Tiranë, Pogradec, Korçë dhe në Zonat e Stimuluara. “Drejtoria vendore e ASHKSË bën afishimin publik për qytetarët, në zbatim të VKM nr.1040, datë 25.11.2020, për përcaktimi­n e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimi­t dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimi­t, për ndërtime pa leje, ka marrë në shqyrtim kërkesën e qytetarëve të mëposhtëm. Publikimi i kërkesave për afishim të subjekteve që po trajtohen nga ASHK bëhet për një periudhë 30-ditore”, thuhet në njoftim. Pra, pas një muaji, do të nisin edhe procedurat e hipotekimi­t nga Kadastra, që sipas ligjit të ri do të duhet të përmbyllen brenda një afati 60-ditor. Ndërsa për ata që duan të përshpejto­jnë procesin dhe të reduktojnë në një muaj kohën e pritjes, mund ta bëjnë këtë duke paguar një tarifë shtesë. Veç shkurtimit të afateve, me ndryshimet e bëra janë thjeshtuar edhe procedurat e kalimit të pronësisë. Listat e përfituesv­e, pra, të familjeve që kanë ndërtuar në tokë shtet apo tokë me pronarë sipas ligjit të ri, nuk është më e nevojshme që të kalojnë në qeveri për miratim. Këtë procedurë do të duhet ta përmbyllë Agjencia e Kadastrës. Por pavarësish­t kësaj, kalimet e pronësisë vijojnë të bëhen në Qeveri. Edhe përgjatë këtij viti, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa VKM për kalim pronësie duke i hapur rrugë më tej regjistrim­it të këtyre pasurive. Sa i takon sipërfaqes për të cilën do të bëhet kalimi i pronësisë, ajo nuk ka ndryshuar. Për qytetarët do të jetë sa trefishi i bazës së ndërtimit dhe jo më shumë se 500 m², ndërsa për bizneset vetëm trefishi i bazës së ndërtimit. Çmimet llogariten mbi vlerën e truallit sot në treg, por jo më shumë se 2 mijë lekë për metër katror.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania