Panorama (Albania)

Nipi i Alqi Bllakos gjobitet me 10 milionë dollarë

Si shpëtoi Gio Basha falë imunitetit diplomatik në vitin 2011 Avokati i Bllakos: Do të padis median britanike

-

Gio Basha, nipi i ishdeputet­it socialist Alqi Bllako i cili ndodhet pas hekurave për shkak të aferës së incenerato­rëve është përfshirë në telashe me drejtësinë britanike, shkruan Vents Magazine.

Ai është gjobitur me 10 milionë dollarë nga (SEC) Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Këmbimit. Por sipas mediave të huaja ky nuk është precedenti i tij i parë i shkeljes së ligjit.

Ai rezulton se është hetuar nga FBI në vitin 2011 për pastrim parash dhe këtu del në skenë edhe emri i dajës së tij, ish-deputetit Alqi Bllako.

Dyshimet janë se imuniteti i tij ka luajtur rol në rrëzimin e këtij hetimi, megjithatë autoritete­t kanë vënë nën sekuestro llogaritë bankare të të Bashës. Në vitin 2021, dyshohet se ai ka përfituar mbi 15 milionë dollarë në industrinë private të artit dhe është vënë sërish nën hetim. Kësaj here ai është gjobitur me 3 milionë dollarë nga SEC. Sipas një raporti hetimor, dyshohet se ai u shiste vepra arti mafiozëve të pasur shqiptarë dhe trafikantë­ve të drogës.

Por ai arriti të kapërcejë këtë problem për shkak të

boshllëkut të legjislaci­onit për të dënuar rastet e artit privat përmes ankandeve, ku bëhej pastrimi i parave.

Megjithatë muajin e kaluar, bastisja e një rezidence në Itali në pronësi të një bosi të njohur mafioz sicilian çoi FBI-NË përsëri në gjurmët Gio Bashës. Sipas një raporti të hetuesve italianë, Basha ka vepruar si ndërmjetës për mbi 300 marrëveshj­e private arti duke përdorur një sistem të quajtur “Bankim i fshehur”. Ai ishte në gjendje të pastronte shuma të mëdha parash për politikanë­t e korruptuar dhe oligarkët rusë.

REAGIMI I AVOKATIT

Pas publikimit të këtij artikulli në median britanike ka reaguar edhe avokati i ish-deputetit të PS Alqi Bllako, i cili paralajmër­on padi ndaj saj.

“Lajmet e sotme që lidhin klientin tim Alqi Bllako me një shtetas të quajtur Gio Basha janë të pavërteta. Zoti Alqi Bllako nuk ka asnjë lidhje gjaku apo njohje me këtë person. Në vitin 2011 Alqi Bllako ishte student në master, duke u diplomuar me një tjetër medalje të artë për rezultate të shkëlqyera.

E vërteta nuk mund të mbulohet me sajesa të tilla sa të shëmtuara, aq edhe qesharake. Shpreh keqardhje të thellë që mediat, të cilat kanë publikuar lajmin e sajuar nga asgjëja, bëhen pjesë e skemës kundër klientit tim, duke mos respektuar asnjë standard minimal për verifikimi­n e vërtetësis­ë së lajmit. Si përfaqësue­s ligjor i zotit Bllako, ju informoj se nga hulumtimet tona, media burim është një media e huaj, dhe po konsideroj­më të lidhemi me studiot e huaja avokatore, për të ndjekur hapat e duhur, jo vetëm për përgënjesh­trimin e lajmit, por edhe procedurat e mëtejshme ligjore”, shkruan Hazizaj.

 ?? ?? Reperi Gio Basha
Reperi Gio Basha
 ?? ?? Alqi Bllako
Alqi Bllako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania