Panorama (Albania)

Safet Bajri kërkon lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit

I “forti” i Shkodrës, në burg për dënimin në Belgjikë

-

Gjykata e Fierit ka rrëzuar kërkesën për liri me kusht të Safet Bajrit, i cili aktualisht po kryen dënimin në Burgun e Fierit. Gjykata ka rrëzuar kërkesën me argumentin se nuk plotëson kriteret ligjore. Po ashtu mësohet se Drejtoria e Burgjeve ka dërguar në gjykatë raport negativ për Bajrin, ndërsa kundër lirimit të tij nga burgu ka qenë edhe prokurori.

Safet Bajri u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacioni­t “Oazi” dhe kjo është hera e dytë që ai kërkon liri me kusht, kërkesë e cila është refuzuar edhe më herët. Mbrëmjen e 21 shtatorit të atij viti, një grup policësh me maska të Forcës Operaciona­le të Policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet e një bilardoje në zonën e Xhamllikut në Tiranë dhe nxorën që andej me pranga në duar Safet Bajrin (Rustemi), ndër më të kërkuarit e autoritete­ve belge në atë kohë. Paralelish­t me Tiranën, operacioni u shtri edhe në Shkodër dhe Roterdam të Holandës, duke arrestuar 11 persona të akuzuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”, me qendër në lagjen Dobraç të qytetit verior. Pas arrestimit të Safet Bajrit në Tiranë, Behar Bajrit në Holandë dhe Enver Bajrit në Spanjë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti një mori akuzash; mes të cilave përfshirje në gjobëvënie, lotari të paligjshme e trukim ndeshjesh, si dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm mbi administra­tën shtetërore, krime që sipas saj u kryen në kuadër të një grupi të strukturua­r kriminal. Por gati dy vite pas operacioni­t të bujshëm në atë që Policia e Shtetit e konsideroi grup të strukturua­r kriminal në Shkodër, Prokuroria Speciale nuk arriti të vërtetonte akuzat e ngritura në emër të fisit Bajri. Në këtë mënyrë, akuzat ranë dhe një pjesë e të arrestuarv­e përfituan lirinë në Gjykatën e Shkodrës. Safet Bajri, i njohur edhe me emrin Safet Rustemi, është dënuar me 22 vjet burg në Belgjikë për trafikim të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim prostituci­oni. Ai është dënuar fillimisht në vitin 2015 me 9 vjet burg dhe më pas në vitin 2017 me 13 vjet burg. Në total, ai duhet të vuajë 22 vite burg. Sipas Policisë belge, Safet Bajri ka qenë njeriu që kontrollon­te tregun e prostituci­onit në Bruksel. Bajri i kishte shpëtuar arrestimit dhe vuajtjes së dënimit, pasi në qershor të vitit 2017, ai u dëbua nga Belgjika në valën e përzënies nga vendi të emigrantëv­e të paligjshëm.

 ?? ?? Safet Bajri
Safet Bajri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania