Panorama (Albania)

Nga njohja në byrektore te bisedat, vrasjanëko­rçëpërmoti­vexhelozie

Babai i 3 fëmijëve, lidhje intime me minorenen. Si e kërcënoi 27-vjeçarin. I ati i Martin Çeços rrëfen bisedat me djalin “zemërthyer”

- KORÇE

Shkak i krimit të rëndë në Korçë, ku një 27-vjeçar u mbyt dhe u hodh në rezervuar për të humbur gjurmët, ka qenë një vajzë, aktualisht 18-vjeçare.

Martina P. kishte pasur lidhje intime me një 43-vjeçar, i martuar dhe baba i tre fëmijëve dhe fundi i kësaj lidhjeje dhe njohja e vajzës me viktimës, u bë shkak i krimit të rëndë. Ndërsa tre burra ndodhen në burg, përfshirë edhe 43-vjeçarin Valter Mollaj, autori i dyshuar i krimit, babai i viktimës ka sqaruar me detaje se çfarë i ka ndodhur të birit. Burri kishte pasur marrëdhëni­e me vajzën që kur ajo ishte minorene. NJOHJA NË BYREKTORE

Martin Çeço ishte njohur me vajzën në një byrektore të qytetit të Korçës dhe prej andej kishin nisur bisedat midis tyre në rrjetet sociale. Këtë fakt e pohon babai i tij, i cili thotë se vajza vetëm fliste me të në rrjetet sociale dhe se i biri ishte “zemërthyer” nga dashuria për të. Vajza, sipas Nevzat Çeços, nuk pranoi të krijonte lidhje me djalin. “Hëngri byrekë në Korçë (vajza punonte në byrektore). Edhe i tha atij të fshatit që unë e pëlqej këtë çupën. Mua më pëlqeu tha. Shkuan në Goskovë. Aty jetonte babai i saj. Këtë e gjetën jashtë. I thanë të atit. Ky fshatari jonë i thotë që pëlqeu çupën tënde. Shumë mirë tha i ati, s’ka ndonjë. Po unë çupën e kam me shkollë tha, ajo po të dojë vetë mirë. Po unë çupën time nuk e jap në Kolanec, tha, po deshi ajo le ta marri. Vajti djali një ditë pastaj atje. Ajo ia preu. Nuk do marr gjë i tha. Ik, i tha, po s’ke për të marrë gjë. Uli kokën djali, iku me turp. Një ditë isha me djalin unë (te dyqani i byrektores), mirëpo djali nuk hyri. Kjo më erdhi mua dhe më tha xhaxhi çfarë do. Unë mbeta, më vinte të qaja sikur e kisha evlatin tim. Erdhi solli byreçkën ajo, Martini ishte përjashta. Kjo i tha pronarit, ik shikoje e ka djalin jashtë. Doli jashtë, e pa djalin. Djalin e ke këtu, më tha ky pronari. Do marrim ca gjëra, i thashë unë, edhe pastaj do ikim. Edhe vajti se çfarë i tha kësaj në banak. Kontaktet i mbajti fshehurazi djalit. Kjo hapte ‘Instagram’-e të tjera, të fshehta. Këtij tani i vinte inat, qante pse

s’pranon të lidhet”, ka rrëfyer Nevzat Çeço në “Uniko”. Babai i Martinit ka treguar më tej se djali i tij kërkonte të lidhej me vajzën që kishte njohur, e quajtur Martina, ose shkurt Tina, por kjo e fundit nuk pranonte ta takonte, por vetëm fliste fshehurazi me të në telefon.

 ?? ?? Viktima Martin Çeço
Viktima Martin Çeço
 ?? ?? Adoleshent­ja
Adoleshent­ja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania