Panorama (Albania)

Nga dashuria “platonike” te vrasja, çfarë i tha babait përpara se të humbte pa gjurmë

-

Valter Mollaj, nga fshati i thellë malor Marjan në Korçë, kishte krijuar edhe një lidhje jashtëmart­esore me vajzën që do të bëhej shkak për vrasjen e një 27-vjeçari. Sipas dëshmisë së babait, një ditë para vrasjes, Martinin e telefon një person dhe e kërcënon me vrasje, kërcënim i cili do të bëhej realitet një ditë më vonë. Nevzat Çeço thotë se e kishte dëgjuar vetë telefonatë­n kur personi kërcënon të birin. “Dëgjo këtu, i tha. Unë do marr një thikë, do të lë kockë e lëkurë, tha, e 7 plumba do t’i fut në ballë, i tha. Po e dëgjoja. Ia mora celularin djalit e të them të drejtën e kam sharë rëndë. Rri ti, tha, se ti një plumb do. Yt bir do 7, tha, ti një do. Babi, tha, kaq e pati puna ime. Do më vrasin mua, tha”, u shpreh i pikëlluar babai për orët e fundit të të birit. Martin Çeço u gjet i pajetë në ujërat e rezervuari­t të Kolanecit në zonën e Maliqit dhe ajo që fillimisht u duk si mbytje në ujërat e ujëmbledhë­sit, nuk rezultoi e tillë. Një hematomë në pjesën e qafës nga një litar bëri që Policia shpejt të dyshonte për vrasje duke nisur edhe hetimet. Krimi i rëndë dyshohet të ketë ndodhur më 12 qershor, ndërsa trupi i pajetë u zbuluan të shtunën e shkuar. Tri ditë pas zhdukjes, babai ka bërë denoncim, ndërsa i riu kishte humbur të ëmën muaj më parë. Kërkimet nisën në rezervuari­n e fshatit ku u gjetën shapkat e të riut dhe kjo ishte prova kryesore e hetuesve që çoi jo vetëm në zbulimin e fatit tragjik të Martin Çeços, edhe të autorëve të vrasjes. Menjëherë pas krimit, Policia zhvilloi të shtunën e shkuar operacioni­n “Marjan”, duke arrestuar Valten Mollajn dhe kushëririn e tij, Edlirin, si dhe bariun që ata kishin punësuar, Bleti Angjon. Ky i fundit ka rrëfyer krimin e rëndë. Pasi e kanë marrë viktimën deri te rezervuari, autorët e kanë mbytur atë duke e hedhur në ujë, me qëllim për të humbur gjurmët. Pas krimit, në sfond janë motivet e xhelozisë. Valter Mollaj, babai i tre fëmijëve, nuk e ka pranuar dot faktin që adoleshent­ja të komunikont­e me 27-vjeçarin e aq më tepër të krijonte lidhje me të. Policia ka marrë në pyetje edhe adoleshent­en në lidhje me vrasjen, e cila tanimë mund të konsideroh­et e zbardhur nga ana e hetuesve nga provat shkencore të siguruara.

 ?? ?? Babai i 27-vjeçarit
Babai i 27-vjeçarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania