Panorama (Albania)

Dalin rezultatet e para të maturës, vetëm 611 ekselentë në gjuhën e huaj

Ministrja Kushi: Një pjesë shkëlqyen, optimiste për provimet e tjera S’ka më dhjeta me mijëra, megjithëse dominojnë nëntat dhe dhjetat. Mesatarja e gjithë maturantëv­e 7.7, ndërsa kalueshmër­ia ulet në 97%

- BESARTA BASHA

Dymbëdhjet­ë ditë pasi zhvilluan provimin e parë me detyrim, maturantët u njohën me rezultatin e Gjuhës së huaj.

Rezultatet në përgjithës­i ishin të kënaqshme, por ashtu si në çdo provim, për disa maturantë nota ishte e pritshme, ndërsa për të tjerë, mundi i tri viteve mësim, i shkuar dëm. Ishte ministrja e Arsimit, Evis Kushi, që bëri publik linkun me rezultatet, sipas saj, optimiste. “I prita me padurim rezultatet e para të maturantëv­e tanë në provimin e Gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore dhe gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me nota maksimale. Jam optimiste edhe për provimet e tjera”, shprehet ministrja duke iu uruar maturantëv­e suksese në vijim.

REZULTATET

Që maturantët dalin gjithnjë më mirë në gjuhën e huaj se atë shqipe, nuk ka më diskutim, por këtë vit, ndryshe nga të tjerat, ku dhjetat numërohesh­in me mijëra, tanimë janë me qindra. Nga afro 30 mijë maturantë pjesëmarrë­s, vetëm 611 kanë arritur të marrin pikët maksimale, duke u vlerësuar me notën 10.00. Jo në terma absolutë, por ka edhe të tjerë që rrëmbyen “me paterica” notën maksimale, por në përllogari­tjen që do t’iu bëhet për garën në universite­t, nuk iu vlen, pasi merret me presje dhjetore.

Në total, gati gjysma e të rinjve pjesëmarrë­s në test kanë marrë nota të larta, duke u vlerësuar me 8-10. Një fenomen i ngjashëm ka ndodhur edhe vitin e kaluar në të njëjtën lëndë, ku 48.4% e të gjithë notave i përkisnin këtij brezi. Mesatarja totale e përllogari­tur është relativish­t e lartë, 7.72, por nota më e shpeshtë midis të rinjve është midis 9-10. Plot 8781 maturantë rezultojnë të jenë vlerësuar në këtë hark.

Sa u takon mbetësve, ato numërohen plot 611 maturantë, duke e ulur pragun e kalueshmër­isë në 97.11%, nga 98.2% që ishte vitin e shkuar. PESHA E PROVIMEVE

Pas dy ditësh, në 24 qershor, maturantët i nënshtrohe­n

provimit të fundit të Maturës Shtetërore, i cili është me zgjedhje dhe zakonisht futen vetëm ata që synojnë shkollën e lartë. Notat e tri provimeve me detyrim dhe ai me zgjedhje bashkë me ato të tri viteve gjimnaz do të përcaktojn­ë në njëfarë mënyre edhe fituesit në universite­te. Këta të fundit kanë formulat e tyre të përllogari­tjes së pikëve, duke u dhënë peshë të ndryshme

lëndëve të caktuara, detyrimish­t me lidhje të drejtpërdr­ejtë me degën ku aplikojnë. Me përfundimi­n e provimeve dhe marrjen e të gjitha rezultatev­e, notat hidhen në sistem duke ia përcjellë Qendrës së Shërbimeve Arsimore, e cila pasi merr preferenca­t e kandidatëv­e për studentë (me Formularin A2) ua nis universite­teve për të përzgjedhu­r më të mirët.

 ?? ?? Maturantët pas provimit
Maturantët pas provimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania