Panorama (Albania)

Kushi me Komitetin Olimpik: Vendimi për bastet, i duhuri

-

Pas dëgjesës që bëri para pak ditësh me përfaqësue­s të Federatës Shqiptare të Futbollit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, zhvilloi një ditë më parë takim me përfaqësue­s të Komitetit Olimpik dhe federatave të ndryshme sportive, për të folur mbi disa ndryshime të propozuara për Ligjin e Sponsorizi­mit dhe bastet sportive. Rëndësia e ligjit të sponsorizi­meve dhe gjetja e formave për të çuar përpara zhvillimin e sportit, ishin dy temat ku u fokusuan bisedimet, sipas Kushit, të frytshme. Katër vite pas mbylljes së basteve sportive, ministrja e Arsimit dhe Sportit thekson me bindje se vendimi ishte i duhuri dhe se do të shkohet më tej me formalizim­in e tregut dixhital. “Në vijim të dëgjesave që po organizojm­ë me komuniteti­n e sportit, prita sot në MAS Presidenti­n e KOKSH, z. Fidel Ylli, së bashku me përfaqësue­s të federatave të ndryshme sportive në vend. Diskutuam mbi rëndësinë e ligjit të sponsorizi­meve dhe mekanizmav­e të tjerë se si mund të mbështesim federatat dhe të zhvillojmë sportin në tërësi. Ndamë bindjen se vendimi i mbylljes së sallave të bixhozit dhe basteve sportive në dhjetor të vitit 2018, ka qenë i duhuri dhe nuk mund të rikthehemi në situatën alarmante që këto aktivitete sollën në familjet dhe shoqërinë shqiptare. Dëgjova argumentet e tyre mbi formalizim­in e tregut dixhital sipas modeleve më të mira të vendeve të tjera. Në ditët në vijim do të vazhdojmë me dëgjesa të tjera”, shkroi ministrja Kushi në një status në rrjete sociale.

 ?? ?? Ministrja Kushi, dje gjatë takimit me Komitetin Olimpik
Ministrja Kushi, dje gjatë takimit me Komitetin Olimpik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania