Panorama (Albania)

Kush ishte F. Wisner, kreu i operacione­ve në Shqipëri

-

Frank Gardiner Wisner (1910-1965), Komandanti amerikan i misioneve të paraushtar­akëve të dërguar në Shqipëri në vitet 1949-1952, është konsiderua­r si një nga drejtuesit më të njohur të CIA-S. Ai pati një karrierë në marinën amerikane para se të inkuadrohe­j në shërbimet sekrete. Wisner më 1948 u zgjodh kryetari i Zyrës së Projekteve Speciale që shpejt e ndryshoi emërtimin në Zyra e Koordinimi­t të Politikave, që nuk ishte gjë tjetër veçse një projekt i fshehtë amerikan për operacione psikologji­ke dhe paraushtar­ake në vendet e lindjes komuniste dhe jo vetëm. Kësaj organizate iu ngarkua të ndërmerrte aksione të ndryshme në vendet e kampit komunist, ku përfshihes­hin propaganda, lufta ekonomike, sabotazhi kundër shteteve armiqësore, duke përfshirë edhe ndihmë për grupet ilegale të rezistencë­s dhe mbështetje­n e elementeve të veçanta anti-komuniste në vendet e kërcënuara të botës së lirë. Veprimtari­a e kësaj zyre u shtri pothuaj në gjithë botën dhe pati një angazhim të veçantë, veç vendeve të kampit komunist, edhe në Lindjen e Mesme. Frank Wisner nuk i suportoi dot pasojat e agresionit sovjetik të Nikita Hrushovit në Hungari më 1956 dhe për herë të parë pati një çrregullim psikologji­k. Atij i dukej sikur kishte përgjegjës­i për 20 mijë të vrarët. Në prill 1962 Wisner thirret në Uashington dhe katër muaj më pas bie dakord të dorëhiqet nga CIA. Më 29 tetor 1965 ai vrau veten me një nga shotganët e të birit.

 ?? Frank Wisner ??
Frank Wisner

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania