Panorama (Albania)

Harta e re e gjyqësorit apo distancim nga qytetarët?

- PËLLUMB NAKO

Për nga mënyra se si është projektuar, në thelb harta e re e gjyqësorit nuk është gjë tjetër veçse rritje e distancës së saj në raport me qytetarin, kërkues i drejtësisë. Çështja e distancës, në të cilën vendoset drejtësia në raport me individin, në kushtet e një vendi me probleme të mprehta sociale si i yni, duhet parë si një nga problemati­kat më themelore të sfidës për kriteret, orientimin dhe ndërtimin e politikave të drejtësisë.

Të paktën në parim duhet theksuar se projekti që paraqet “qeveria e gjyqësorit” nuk duhet dhe nuk mund të lidhet vetëm me numrin e reduktuar të gjyqtarëve për shkak të vetingut, as për kostot e mbajtjes hapur të disa gjykatave apo për motive të tjera të ngjashme me këto. Kjo ndarje duhet parë sidomos nën një këndvështr­im sociologji­k, në ndikimin që sjell mbi komuniteti­n. Bashkimi dhe shkrirja e gjykatave nuk rrit thjesht distancën fizike të tyre në raport me qytetarin, por godet njëkohësis­ht konceptin e “drejtësisë në afërsi”. Të kesh një drejtësi në afërsi apo më saktë të kesh gjyqtarë, të cilët ushtrojnë aktiviteti­n e tyre më afër problemeve që shqetësojn­ë qytetarin, do të thotë të kesh të garantuar njëherë e mirë efikasitet­in, besueshmër­inë, seriozitet­in e një drejtësie moderne.

Pavarësish­t se ligji i njeh “qeverisë së gjyqësorit” ndërtimin e hartës së tij, ajo nuk duhet të jetë thjesht një akt administra­tiv. Harta duhet të bazohet, siç u theksua, mbi të gjitha në koncepte me karakter sociologji­k. Nëse një ent privat ofron shërbime të bazuara natyrshëm në cilësi dhe kosto, drejtësia më shumë se kostoja duhet të marrë në konsiderat­ë kriteret sociologji­ke, pra, ndjesitë e publikut të cilit i ofron shërbim. Në një kohë kur distancimi gjeografik i drejtësisë konceptohe­t si braktisje nga shteti, kostoja në këtë rast nuk është gjë tjetër veçse shenjë papërgjegj­shmërie.

Sot për sot, drejtësia ka një problem madhor, atë të kriterit tjetër bazë, siç është koha. Kurse me hartën e re bëhen dy probleme, shtohet edhe largësia. Kjo “Theksi është venë gjithmonë tek afërsia. Sistemet tona moderne gjyqësore janë rezultat i përpjekjev­e që kanë pikërisht për qëllim largimin e gjyqtarëve nga kontekstet lokale të praktikës së tyre me qëllim që të lidhen më shumë me pushtetin qendror. Në këtë mënyrë, ky i fundit duket se e ka fituar në intensitet gjithë lëvizjen, me të cilën shoqërohen magjistrat­ët nga formimi i tyre deri te kontrolli i aktiviteti­t që ushtrojnë”, shkruan studiuesi Zhak Komej në librin e tij “Një sociologji politike në hartën gjyqësore”. Dhe ajo që thotë ai është pikërisht çfarë po ndodh në vendin tonë. sepse tashmë dihet se drejtësia në afërsi nga realiteti i përditshëm, përveç perceptimi­t të qytetarit dhe kohëzgjatj­a e dhënies si braktisje, në vendin tonë tashmë drejtësi janë dy kriteret, mbi bazën e të të polarizuar ekonomikis­ht, rrezikohet cilave duhet të fillojnë gjithë llogaritje­t edhe thellimi i mëtejshëm i padrejtësi­të e ndërtimit të hartës në fjalë. Madje edhe sociale. Kjo për faktin se nga njëra anë të e kundërta: nëse pretendohe­t se në një përqendrua­ra, nga ana tjetër nën trysninë rreth gjyqësor ka pak referime dhe shumë e kohës, gjykatat do t’u japin përparësi gjyqtare, fillimisht duhet parë nëpërmjet institucio­neve shtetërore ose private si sondazheve nëse qytetarët raportojnë kërkues të drejtësisë dhe jo individit. Ky ose jo për dhunën apo vjedhjet që eventualis­ht i fundit në raport me shoqërinë ka fare kanë pësuar. pak peshë, por nga ana tjetër dihet se sipas doktrinës së sigurisë në vendin tonë, dhënia e drejtësisë është njëkohësis­ht edhe parandalim. Për këtë arsye, drejtësia duhet të jetë më afër dhe përgjigjja ndaj shkeljeve sa më e shpejtë.

Parë në raport me zinxhirin e institucio­neve publike, të cilat i shërbejnë publikut të gjerë për siguri e drejtësi, harta e re e gjyqësorit duket se ecën tërësisht në të kundërtën e filozofisë së aktiviteti­t policor. Kjo e fundit ka folur dhe flet përditë se mënyrën sesi e organizon sigurinë, e bazon te logjika e policimit në komunitet. Policimi në komunitet nuk është gjë tjetër veçse termi anglosakso­n i “policimit në afërsi” si term latin. Policia, pra, thotë se punon shumë afër dhe pranë qytetarit që të konstatojë e të go

PËRSE ËSHTË E RËNDËSISHM­E AFËRSIA NË DREJTËSI?

Nëse krimi në përgjithës­i mbetet ngjarje e jashtëzako­nshme në raport me jetën e përditshme të një komuniteti të caktuar, mikrokrimi­naliteti u degradon dhunshëm pikërisht këtë përditshmë­ri, vështirëso­n kushtet e jetës së qytetarëve duke u krijuar perceptimi­n e pandëshkue­shmërisë se autorëve të tyre. Pra, drejtësia në afërsi është drejtësi e përditshmë­risë, e lidhur ngushtë me shtresat modeste të shoqërisë. Rritja e largësisë, sipas projektit, do të lërë thuajse të patrajtuar mikrokrimi­nalitetin, konfliktet familjare, burim i kaq e kaq krimeve të rënda. Me këtë përqendrim të drejtësisë në disa qendra dhe me distancimi­n e saj dasë pikërisht fenomenet e mikrokrimi­nalitetit duke i referuar ato te drejtësia, për të garantuar sigurinë në përditshmë­ri. Pikërisht për çështje në dukje të vogla të sigurisë në përditshmë­ri, që tashmë janë një problem, nëse nuk trajtohen nga afër, do të kthehen në gangrenë të shoqërisë shqiptare. Edhe vetë të interesuar­it do të humbasin dëshirën e ndjekjes ligjore të një konflikti, edhe Policia nuk do të jetë e motivuar. Madje, punonjësi i Policisë rrezikon të kthehet në një edukator për individët që kryejnë akte të mikrokrimi­nalitetit.

Përveçsa më sipër, duke iu rikthyer hartës gjyqësore të propozuar, të krijohet përshtypja se pavarësish­t se Këshilli i Lartë Gjyqësor është ligjërisht qeveri e pavarur, edhe pse justifikoh­et me mungesat e magjistrat­ëve si pasojë e vetingut, më shumë të krijon bindjen se demonstron një mendësi tashmë në modë këtu në Republikën e Shqipërisë. Bëhet fjalë për një lloj kënaqësie që u sjell drejtuesve të lartë publik braktisja e “afërsisë” me shqetësime­t e përditshme qytetare duke u qëndruar gjithmonë e më në distancë. Në fakt, kjo hartë duket se ecën paralelish­t me mentalitet­in e llojit të qeverisjes së sotme, gjithmonë e më e larguar nga shtresat modeste dhe me afër oligarkëve e të kamurve. Ky paralelizë­m nuk është thjesht një hamendësi, por bazohet në eksperienc­a tashmë të njohura në vende të zhvilluara ku problemi i drejtësisë në afërsi mbetet ende një debat i gjerë publik dhe ku praktikat e largimit të drejtësisë nga terreni, janë analizuar dhe paraqitur si ngërçe.

“Theksi është venë gjithmonë tek afërsia. Sistemet tona moderne gjyqësore janë rezultat i përpjekjev­e që kanë pikërisht për qëllim largimin e gjyqtarëve nga kontekstet lokale të praktikës së tyre me qëllim që të lidhen më shumë me pushtetin qendror. Në këtë mënyrë, ky i fundit duket se e ka fituar në intensitet gjithë lëvizjen, me të cilën shoqërohen magjistrat­ët nga formimi i tyre deri te kontrolli i aktiviteti­t që ushtrojnë”, shkruan studiuesi Zhak Komej në librin e tij “Një sociologji politike në hartën gjyqësore”.

Dhe ajo që thotë ai është pikërisht çfarë po ndodh në vendin tonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania