Panorama (Albania)

Integrimi në BE: Nuk sakrifikoh­et Shqipëria për poturet e Ramës

- ILIR LEVONJA

Edi Rama sapo i doli përpara josë së radhës së Bashkimit Europian. Me një postim në “Twitter”, ai u flet shqiptarëv­e në pozitat e një komandanti “hero”, si dikur Enver Hoxha kur thoshte na u prish gjiza nëse mërzitet greku. Krijesa Edi Rama nuk ka kuptuar dhe nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me pozitat e një shefi qeverie në diktaturë dhe atij në demokraci.

Ai duhet të largohet si Kryeminist­ër pasi në 10 vjet qeverisje nuk ka arritur ta bëjë Shqipërinë pjesëtare të Bashkimit Europian. E kishte premtimin e parë elektoral. Përkundraz­i, pa një referendum kombëtar, devijoi rrugën e saj drejt Lindjes.

I doli përpara për faktin se në Samitin e radhës, që pritet të mbahet në datën 23 dhe 24 qershor, çështja e Shqipërisë nuk figuron. Është e lehtë ta mësosh, pasi nga publikimet paraprake të programit të punës apo axhendës, duket se Shqipëria nuk është për t’u diskutuar.

Brenda qeverisjes së tij nga 2013 e deri më sot, Jo-të e Europës kanë qenë thuajse të përvitshme. Nuk duhet të diskutohet më asgjë, qysh apo si. Edi Rama duhet ta hapë krahun dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshm­e.

Nuk i kuptoj as shqiptarët se si tolerojnë vit pas viti dështimet klasike të një qeverie të mbaruar. Madje, konceptual­isht janë të përçarë sa nuk është e rastësishm­e që proteston shoqëria e hapur për çmimin e naftës, të tjerët ofrohen vetëm nga shtëpia. Protestojn­ë bujqit për prodhimet e mbetura, mungesën e tregut, çmimet e larta të pesticidev­e, të tjerët ofrohen nga televizori.

Proteston opozita shqiptarët shullatën në çarçafët e shprehjes, “për inat të sime vjehrre, po shkoj me mullixhinë e fshatit”. Më keq akoma, brenda opozitariz­mit i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, rrahin gjoksin se kush është demokrat apo jo, ndërsa Edi Rama tall menderen me vendin.

Zoran Zaevi nuk është më Kryeminist­ër i Maqedonisë së Veriut. A e dini përse? Pasi një vit më parë në samitin e radhës Maqedonisë së Veriut nuk iu hapën negociatat. Pati burrërinë të hapte krahun. Kjo është demokracia. Kurse në Shqipëri pushteti çimentohet, pavarësish­t firove dhe theqafjes së një njeriu.

Vini re së fundi mënyrën se si u zgjodhën krerët e Partisë Socialiste në rrethe, duke u emëruar pa votë. Janë shenjat e një pushteti në ngritje, jo të një demokracie të konsolidua­r. Nuk e di përse shqiptarët pranojnë të ndëshkojnë veten dhe fëmijët e tyre për poturet e Edi Ramës. Kjo është një katastrofë sa sociale, aq edhe kombëtare.

Edi Rama duhet të ikë një orë e më parë, pasi Shqipërisë do t’i duhen dekada të tjera për të mbushur gropat e tij. Jo-ja e radhës e BE ka vetëm një përgjigje, hapjen e krahut.

Ju jeni kthyer në koristë, ashtu tok, si në kohën e Dullës, mallkoni majtas e djathtas dhe mbani sytë nga Lindja. Ky është degradim!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania