Panorama (Albania)

Përfundimi i luftës “varet nga vëmendja e botës”, thotë Zelensky

Çdo gjë është në flakë, rajoni lindor i Ukrainës nën bombardime të vazhdueshm­e Zyrtari ukrainas: Forcat ruse që sulmojnë qytetin e Severodone­tsk kanë armë të mjaftueshm­e për të nisur një ofensivë të gjerë

-

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar profesioni­stëve të filmit krijues që të bëjnë më shumë për të “promovuar trimërinë ukrainase”, gjatë një fjalim në Festivalin Ndërkombët­ar Cannes për industrinë krijuese.

“Përfundimi i kësaj lufte dhe rrethanat e saj varen nga vëmendja e botës. Dhe kjo është arsyeja pse unë kam nevojë për aleatë. Ne kemi nevojë për njerëz si ju”,- tha Zelensky në një deklaratë përmes video të martën. “Unë besoj se fuqia e krijimtari­së njerëzore është më e madhe se fuqia e një shteti bërthamor që ka ngecur në të kaluarën”, tha Zelensky. “Flisni për Ukrainën. Mos lejoni që bota ta zhvendosë vëmendjen në diçka tjetër”. Në 117 ditët e luftës së Rusisë në Ukrainë, Zelensky ka mbajtur më shumë se 70 fjalime në mbarë botën, duke përfshirë në parlamente, institucio­ne ndërkombët­are dhe forume biznesi. Ndërkohë që në terren trupat ruse kanë kapur fshatin e vijës së parë të Toshkivka në rajonin e Donbasit, ndërsa po përpiqen të kapin qytetin strategjik të Severodone­tskut. Kreu i administra­tës ushtarake të distriktit Severodone­tsk, Roman Vlasenko, i tha CNN të martën se fshati nuk ishte nën kontrollin e Ukrainës që nga e hëna. Në qytetin e Severodone­tskut, një nga pikat më të nxehta të luftimeve, trupat ukrainase kanë arritur të rezistojnë në fabrikën e lëndëve kimike azot, ku janë duke u strehuar edhe qindra civilë. Sipas guvernator­it Serhiy Haidiai, forcat ruse po e shndërrojn­ë zonën “në rrënoja”. Gjithashtu, zyrtarët ukrainas kanë raportuar një rritje të bombardime­ve ruse rreth qytetit verilindor të Kharkivit në 24 orët e fundit, ndërsa evakuimi i njerëzve nga territoret e pushtuara nga forcat ruse vazhdoi. “Brenda 24 orëve, pushtuesit qëlluan në rajonet Kyivsky, Industrial, Saltivsky dhe Nemyshlyan­sky të Kharkiv”, tha kreu i administra­tës ushtarake të rajonit Kharkiv, Oleh Syniehubov, në kanalin e tij zyrtar “Telegram”. Si rezultat i sulmeve ruse gjatë natës, ndërtesa e një prej institucio­neve arsimore në rrethin Kyivsky të Kharkiv u dëmtua ndjeshëm. Sipas Syniehubov, tre civilë janë vrarë dhe shtatë janë plagosur në 24 orët e fundit. Në linjën e kontaktit, forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet në zonën përreth Izium, ndërsa Rusia vazhdoi të mbajë një qëndrim mbrojtës rreth Kharkiv, duke u përpjekur të parandaloj­ë një përparim ukrainas, shtoi Syniehubov. Luftimet pasuan pasi 993 njerëz, përfshirë 254 fëmijë, u evakuuan nga territoret e pushtuara përkohësis­ht në rajonin e

Kharkiv, sipas Syniehubov. Më shumë se 30 autobusë për në qytetet Chuhuiv dhe Kharkiv u përdorën për evakuim. Ushtria ukrainase tha të martën se kishte nisur disa sulme ajrore mbi ishullin e Zmiinyi, i cili njihet edhe si ishulli i Gjarprit. Komanda Operaciona­le Jugore e Ushtrisë së Ukrainës tha se kishte përdorur “sulme të shenjëstru­ara me përdorimin e forcave të ndryshme” në ishull. Operacioni ushtarak është ende në vazhdim dhe se “heshtja për mosdhënie informacio­n” ishte e nevojshme deri në fund të operacioni­t, shtoi komanda. Ishulli Zmiinyi ishte skena e një prej ngjarjeve të para të rëndësishm­e të luftës në Ukrainë dhe është me rëndësi strategjik­e për të dyja palët. Gjatë ditëve të fillimit të luftës, ishte vendi nga ku një anije luftarake ruse u kërkoi mbrojtësve ukrainas për t’u dorëzuar. Ata u përgjigjën, me frazën e famshme “anija luftarake ruse, shko q .... ”, një frazë që u bë motiv i rezistencë­s ukrainase.

 ?? ??
 ?? ?? Zelenskyy duke folur në Cannes të Francës
Zelenskyy duke folur në Cannes të Francës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania