Panorama (Albania)

Rusia kërcënon vendin anëtar të NATO-S BE: Transiti tokësor mes Kaliningra­dit dhe Rusisë nuk është ndaluar

-

Shefi i sigurisë së Rusisë deklaroi të martën se Moska do t’i përgjigjet vendimit të Lituanisë për të ndaluar transitin hekurudhor të mallrave të caktuara nga Rusia drejt enklavës ruse të Detit Baltik dhe se kjo kundërpërg­jigje do të ketë “një impakt tejet negativ” në popullsinë e Lituanisë, duke rritur edhe më tej tensionet në rajon. Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurisë në Kremlin, vizitoi të martën Kliningrad­in dhe u zotua se do të merreshin masa ndaj bllokadës. Të premten, më 17 qershor, autoritete­t lituaneze i bënë të ditur rajonit rus të Kaliningra­dit se do të bllokonin importin dhe eksportin e një numri të madh mallrash që kalonin në rrugë hekurudhor­e për shkak të sanksionev­e perëndimor­e. Kaliningra­di është i vendosur në brigjet e Balltikut midis Lituanisë dhe Polonisë, të dyja anëtarë të NATO-S, por nuk ka kufij tokësorë me Rusinë. “Rusia do t’u përgjigjet këtyre veprimeve armiqësore”, deklaroi Patrushev për mediat ruse. “Masat përkatëse janë duke u hartuar në një format ndërveprue­s dhe do të miratohen së shpejti. Pasojat e tyre do të kenë një ndikim negativ në popullatën e Lituanisë”, tha Patrushev, pa dhënë detaje se cilat mund të jenë masat që Rusia do të marrë. Ndërsa qeveria lituaneze theksoi të martën, në një deklaratë me shkrim, se “transiti i pasagjerëv­e dhe mallrave të pasanksion­uara drejt dhe nga rajoni i Kaliningra­dit përmes Lituanisë vazhdon pa ndërprerje” dhe se ndalimi i transitit të mallrave të sanksionua­ra ishte thjesht pjesë e paketës së katërt të sanksionev­e të Be-së kundër Rusisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania