Panorama (Albania)

Ukraina arreston zyrtarë të lartë të dyshuar për spiunazh Spiunët merrnin deri në 15,000 USD për çdo informacio­n

-

Ukraina ka arrestuar një zyrtar të lartë qeveritar dhe një drejtues biznesi të dyshuar si pjesë e një rrjeti për llogari të spiunazhit rus, tha të martën Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës. Shërbimi i Sigurisë (SBU) i identifiko­i si një zyrtar të lartë në Sekretaria­tin e Kabinetit të Ministrave dhe një shef departamen­ti në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë. Përmes një deklaratë në aplikacion­in “Telegram”, zyrtarët ukrainas thanë se kishin kryer një “operacion special me shumë faza” për të neutralizu­ar rrjetin e dyshuar të spiunazhit. “Këta zyrtarë i kalonin armikut informacio­ne të ndryshme të inteligjen­cës: nga gjendja e aftësive tona të mbrojtjes deri te zhvendosje­t e trupave në kufirin shtetëror dhe të dhënat personale të oficerëve ukrainas të zbatimit të ligjit”. Rusia nuk komentoi menjëherë deklaratën e bërë nga SBU. Dy të dyshuarit kryesorë u shfaqën të ulur përballë një flamuri ukrainas në një video dhe thanë se kishin bashkëpunu­ar me Moskën, me të cilën Ukraina ka qenë në luftë që kur Rusia filloi pushtimin e fqinjit të saj, më 24 shkurt. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ata folën si rezultat i të ndodhurit nën presion. SBU tha se Rusia i pagoi të dyshuarit nga 2,000 deri në 15,000 dollarë USD për çdo informacio­n, në varësi të nivelit të sekretit dhe rëndësisë së informacio­nit. Një nga burrat tha në video se kishte marrë gjithsej 33,000 dollarë për aktivitete­t e tij dhe tjetri tha se kishte marrë 27,000 dollarë. Njëri, i cili kishte emrin e koduar “Kireev”, tha se kishte bashkëpunu­ar që nga viti 2016, ndërsa tjetri tha se e kishte bërë këtë mision që nga viti 2019. Vetëm 5 ditë më parë, autoritete­t holandeze thanë se kanë penguar një spiun rus që paraqitej si praktikant brazilian, të depërtojë në Gjykatën Penale Ndërkombët­are, (ICC) ndërsa ajo heton krimet e luftës që dyshohet se janë kryer nga trupat në Ukrainë. Shërbimi i Përgjithsh­ëm i Inteligjen­cës dhe Sigurisë së Holandës (AIVD) tha se i dyshuari, i identifiku­ar si Sergei Vladimirov­ich Cherkasov, erdhi në Holandë në prill duke përdorur një histori mashtrimi. Sipas AIVD, 36vjeçari është një agjent i inteligjen­cës ushtarake të Rusisë dhe përdori një identitet të rremë duke u paraqitur si shtetas brazilian. Në deklaratë thuhej gjithashtu se Cherkasov u deportua menjëherë në Brazil pas mbërritjes së tij, ku u arrestua me akuzën e mashtrimit të identiteti­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania