Panorama (Albania)

Rrëzohet qeveria bullgare,123 vota kundër

“Mocioni, qeveria lejoi Maqedoninë e Veriut të fillonte bisedimet e pranimit në BE”

-

Qeveria bullgare e Kryeminist­rit Kiril Petkov ka rënë ditën e mërkurë, duke humbur mocionin e besimit në Parlamenti­n bullgar me 123 vota pro, 116 kundër dhe asnjë abstenim. Rrëzimi i qeverisë sjell pengesë edhe për vendimmarr­jen e heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut.

Partitë opozitare dhe partia ITN, një ish-aleate në koalicioni­n qeveritar të Petkov, bashkuan vota kundër qeverisë së Petkovit. Vota do të thotë se partia e qendrës e Petkovit, partia Vazhdo Ndryshimin, ka një shans të dytë për të propozuar një qeveri. Nëse dështon ta bëjë këtë, mund të bëhen edhe dy përpjekje të tjera nga partitë e tjera përpara se Presidenti të emërojë një kabinet të përkohshëm dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshm­e. Këto do të ishin zgjedhjet e katërta parlamenta­re të Bullgarisë që nga prilli i vitit të kaluar. Mocioni u propozua nga partia opozitare GERB e ish-kryeminist­rit konservato­r Bojko Borisov. Petkov, një 42vjeçar i diplomuar në Harvard, është zotuar se do të luftojë korrupsion­in dhe ka

Sipas sondazheve të reja, ka të ngjarë të përfitojnë partia GERB e Borisovit, si dhe partitë pro-ruse, si Rilindja Nacionalis­te, pasi problemet ekonomike dhe lufta në Ukrainë kanë polarizuar shoqërinë

marrë një qëndrim jashtëzako­nisht të fortë kundër Rusisë, pavarësish­t nga marrëdhëni­et tradiciona­lisht miqësore të Sofjes me Moskën. Petkov shkarkoi ministrin e tij të mbrojtjes në shkurt për refuzimin për ta quajtur “luftë” pushtimin rus të

Ukrainës dhe mbështeti sanksionet e Be-së kundër Moskës. ITN u largua nga koalicioni pasi akuzoi Petkovin për shpërfillj­e të interesave të Bullgarisë, duke nxitur heqjen e vetos në bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE nën presionin e aleatëve të saj

në BE dhe NATO. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili vizitoi Bullgarinë në fillim të këtij muaji, i kërkoi Sofjes të hiqte dorë nga kundërshti­mi i saj ndaj aspiratave të Maqedonisë së Veriut për në BE për një sërë mosmarrëve­shjesh gjuhësore dhe historike. Bullgaria po përballet gjithashtu me inflacioni­n e lartë, i cili është rritur në nivelin më të lartë të 24 viteve muajin e kaluar, kur arriti në 15.6 për qind. Sipas sondazheve te reja, ka të ngjarë të përfitojnë partia GERB e Borisovit, si dhe partitë proruse, si Rilindja Nacionalis­te, pasi problemet ekonomike dhe lufta në Ukrainë kanë polarizuar shoqërinë. Qeveria e 99-të e Bullgarisë me Kryeminist­ër Kiril Petkov u zgjodh më 13 dhjetor 2021. Para formimit të saj, vendi shkoi në zgjedhje tri herë, një rekord në historinë e Bullgarisë. Pengesë e madhe ishte edhe bllokada e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Europian. Sofja kishte vënë veton për 4 çështje kryesore, si: mospërputh­ja me Marrëveshj­en e Fqinjësisë të vitit 2017; gjuha e urrejtjes; shkatërrim­i i monumentev­e kulturore bullgare dhe falsifikim­i i historisë bullgare.

 ?? ??
 ?? ?? Kryeminist­ri bullgar, Kiril Petkov
Kryeminist­ri bullgar, Kiril Petkov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania