Panorama (Albania)

Presidenti i Maqedonisë: Nuk e pranojmë poshtërimi­n

-

Kryeminist­ri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, do të jetë sot në Samitin e Brukselit. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsk­i, i ka dalë në krah Kryeminist­rit Dimitar Kovaçevski, i cili vuri në pikëpyetje pjesëmarrj­en në Samitin e Be-së në Bruksel. “E këshilloj Kryeminist­rin të mos shkojë në Bruksel. Para disa ditësh folëm për atë temë dhe këshilla ime ishte që nëse bullgarët kanë paraqitur pesë kërkesa të reja, atëherë çfarë kërkon Kryeminist­ri atje vetëm për të bërë një foto? Imagjinoni një samit Be-ballkani Perëndimor vetëm për të bërë fotografi”, u shpreh Presidenti maqedonas. Pendarovsk­i përmendi se Maqedonia e Veriut nuk ka përjetuar një poshtërim të tillë më parë dhe këto që kërkon Bullgaria në 2 vitet e fundit nuk i ka kërkuar as Greqia. “Ne në dy vitet e fundit kemi pasur një ngacmim të tillë kombëtar nga Bullgaria aq sa nuk e kemi pasuar as nga Greqia në 20 vjet negociata”, deklaroi Stevo Pendarovsk­i. Presidenti u shpreh se qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse asgjë nuk do t’u imponohet me dhunë. “Negociatat me forcë, në kushte të tilla, nuk kanë ndodhur kurrë. Asnjë qytetar në vend të mos shqetësohe­t. Korniza negociuese nuk mund të votohet nëse nuk themi po”, theksoi Presidenti i Maqedonisë. Bullgaria ka bllokuar prej kohësh negociatat për Maqedoninë e Veriut për shkak të mosmarrëve­shjeve që lidhen me gjuhën dhe historinë. Por vetoja e Sofjes ka penalizuar edhe Shqipërinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania