Panorama (Albania)

Biseda që ndryshuan qëndrim, tre liderët e Ballkanit Perëndimor sot në Bruksel

Kryeminist­ri: Marrim pjesë, edhe pse shumë herët për të qenë optimistë Sinjalet pozitive nga Sofja, Rama konfirmon pjesëmarrj­en në Samitin e BE: Do të jemi aty, do kërkojmë që të dëgjohemi

- VALENTINA MADANI

Liderët e tri vendeve që janë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama; Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të marrin pjesë sot në takimin e Këshillit të Europës në Bruksel.

Një ditë pasi shfaqën hezitim për t’i kthyer përgjigje kërkesës së Brukselit për të qenë të pranishëm, tre liderët biseduan sërish dje duke rënë dakord që t’i përgjigjen asaj pozitivish­t. Ishte Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që konfirmoi i pari praninë në këtë tryezë. Rama tregon se ndryshuan qëndrim pasi ish-kryeminist­ri bullgar, njëkohësis­ht dhe kreu i opozitës, Boyko Borisov, i ka kërkuar Kryeminist­rit Krill Petkov që të sjellë propozimin për t’u hapur rrugën negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të Besë. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Europian që ne mbështesim, për ‘Ballkanin e Hapur’ që çon përpara frymën e Europës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”, deklaroi z. Rama. Kreu i qeverisë shqiptare vijon të mbetet skeptik për një zhvillim pozitiv gjatë takimit të Këshillit Europian, pavarësish­t sinjaleve pozitive që erdhën këtë të mërkurë nga Sofja. “Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimistë dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm (sotëm), ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-S, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Europës”, theksoi kreu i qeverisë. Dy ditë më parë, Kryeminist­ri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, sqaroi se pas një bisede të gjatë me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm, tha se do të refuzonin pjesëmarrj­en në Samitin e Be-së, pasi do të përballesh­in me një tjetër “Jo, më fal”. “I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!” shkroi Rama. Vetoja bullgare ndaj MV qershorin e kaluar ka bllokuar procesin e negociatav­e edhe për vendin tonë. BE ka hezituar që t’i trajtojë të ndara në procesin e integrimit, të dyja vendet e Ballkanit Perëndimor, më argumentin se do të ishte më mirë për stabilitet­in rajonal nëse dy fqinjët mund të përparonin së bashku. Ndryshe nga konferenca­t e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhtte skepticizm­in e disa vendeve anëtare, të cilat konsideron­in se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it. Në Samitin e 23 dhe 24 qershorit, liderët e 27 vendeve anëtare të Be-së do të marrin në konsiderat­ë edhe aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

 ?? ?? Kryeminist­ri Rama
Kryeminist­ri Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania