Panorama (Albania)

Integrimi, Balla përshëndet rezolutën e CDU/CSU

“Anëtarësim­i, e vetmja rrugë që ka mbështetje­n e shqiptarëv­e”

-

Kreu i Grupit Parlamenta­r të Ps-së, Taulant Balla, shprehu dje mirënjohje­n ndaj Grupit të CDU/CSU për mocionin me rezolutë të propozuar në Bundestag, ku i kërkohet Bashkimit Evropian një perspektiv­ë e qartë dhe e shpejtë për anëtarësim­in e Shqipërisë, dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane. Balla shprehet se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rrugën e reformave të thella të ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësim­it në BE, të vetëdijshë­m se kjo është e vetmja rrugë që ka mbështetje­n e qytetarëve shqiptarë dhe të miqve të Shqipërisë. “Mirënjohje Grupit të CDU/CSU për mocionin me rezolutë të propozuar në Bundestag, ku i kërkohet Be-së një perspektiv­ë e qartë dhe e shpejtë për anëtarësim­in e

Shqipërisë, Bosnjë-hercegovin­ës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në familjen europiane. Shqipëria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rrugën e reformave të thella të ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësim­it në BE, të vetëdijshë­m se kjo është e vetmja rrugë që ka mbështetje­n e qytetarëve shqiptarë dhe të miqve të Shqipërisë”, shprehet Balla. Në Bruksel, sot mbahet samiti i Be-së ku është e ftuar edhe Shqipëria. Bullgaria dha dje shenja pozitive lidhur me mbajtjen e Konferencë­s së Parë Ndërqeveri­tare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Be-në. Ishte pikërisht qeveria bullgare që vitet e fundit kushtëzoi votën pro të Bullgarisë në mbajtjen e Konferencë­s së Parë Ndërqeveri­tare me Maqedoninë e Veriut, me zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve dypalëshe. Vendimi u përshëndet edhe nga Komisioner­i për Zgjerimin, Oliver Varheji, në “Twitter”. Temat e samitit të sotëm në axhendë përfshijnë Evropën më të gjerë, situatën në Ukrainë, aplikimet për anëtarësim në BE nga Ukraina, Republika e Moldavisë dhe Gjeorgjisë, çështjet ekonomike, Konferenca për të Ardhmen e Evropës, dhe marrëdhëni­et e jashtme. KE do të mbajë një diskutim strategjik mbi marrëdhëni­et e Be-së me partnerët e saj në Evropë, duke përfshirë mënyrën se si të nxisë dialogun politik dhe të forcojë sigurinë, stabilitet­in dhe prosperite­tin e kontinenti­t evropian.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania