Panorama (Albania)

Shqipëria më pranë Be-së? Sa herë iu refuzua përgjatë 4 viteve hapja e negociatav­e

BE përherë e angazhuar, por shqiptarët të mësuar me “zgjerimi shtyhet” CDU/CSU, mocion në Bundestagu­n gjerman: Duhen hapa konkretë për anëtarësim­in e Ballkanit Perëndimor në BE

- VALENTINA MADANI

Negociatat për anëtarësim shënojnë momentin kyç në proceset integruese të një vendi për në BE. Por shqiptarët ende nuk e kanë një datë se kur do të trokasin në derën e familjes europiane. Që nga 27 qershori 2018, ditën kur Kryeminist­ri i vendit, Edi Rama, njoftoi se Shqipëria është më pranë Be-së për shkak të dhënies së dritës jeshile, ende nuk ka një datë se kur do të hapen negociatat me Be-në. Vit pas viti, negociatat ose u bllokuan me veto, ose u zvarritën, ose u shtuan kushtet. Në rrugëtimin prej 4 vitesh, Shqipëria duket më larg Be-së sesa afër saj. Këtë radhë, për shkak të një konflikti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Edhe këtë herë ka shpresë, siç pati çdo vit kur pritej hapja e negociatav­e. Në samitin e Be-së, që zhvillohet sot në Bruksel, do të vendoset nëse do t’u jepet statusi i kandidatit dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, ndërsa do të përsëritet përkushtim­i i Be-së për perspektiv­ën e anëtarësim­it për vendet e Ballkanit Perëndimor. Një shpresë e vakët si ajo e viteve të kaluara. Liderët e Be-së, çdo herë pa vendim për negociatat! Fillimisht Presidenti francez, Emanuel Macron, vuri veto Shqipërisë e MV. Macron deklaroi se para se BE të vendosë për zgjerimin, duhet të reformojë së pari veten. Zgjerimi “shtyhet” në 2020. Pastaj një tjetër shtyrje. Të gjitha qeveritë e Be-së ranë dakord që në mars 2020 t’i hapin Shqipërisë dhe MV dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësim­it. Por, negociatat nuk kanë nisur ende pasi Bullgaria këmbëngult­e se donte lëshime nga MV në mosmarrëve­shjet dypalëshe për sa i takon gjuhës, historisë dhe identiteti­t. Sot mund të ketë një dritë jeshile nga Brukseli por sipas Kryeminist­rit Edi Rama, “është shumë herët për të qenë optimist”.

MOCIONI

Në prag të samitit Be-ballkani Perëndimor, në Bruksel

deputetët e CDU/CSU kërkojnë nga qeveria gjermane hapa konkrete për anëtarësim­in e Ballkanit Perëndimor në BE. Një ditë para samitit Beballkan, partia më e madhe opozitare gjermane po e rrit presionin ndaj qeverisë mbi Ballkanin Perëndimor. Grupi Parlamenta­r i Unionit Kristiande­mokrat e Kristianso­cial (CDU/CSU) në Bundestag ka paraqitur një mocion në Parlamenti­n gjerman, i cili diskutohet sot, 22.06 në plenum. Deputetët gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të arrijë në BE një perspektiv­ë “të shpejtë, të qartë, të besueshme dhe progres të prekshëm” për anëtarësim­in e Shqipërisë, Bosnjë-hercegovin­ës, Kosovës, Malit të Zi, MV dhe Serbisë” në BE. Deputetët opozitarë kërkojnë gjithashtu që me vendet kandidate të miratohen hapa të ndërmjetëm për t’i afruar ato edhe më ngushtë me Benë. Ata sugjerojnë anëtarësim­in e asociuar pa të drejtë vote në politikat e përbashkët­a të jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe në tregun e brendshëm të Be—së, në këmbim të reformave dhe zbatimit të kritereve të Kopenhagës dhe progresit në sundimin e ligjit. Deputetët kërkojnë në mocionin e tyre që qeveria gjermane të ndikojë që shtetet anëtare të Be-së që nuk e njohin Kosovën, ta njohin atë. Deputetët

sugjerojnë që qeveria gjermane ta argumentoj­ë këtë me situatën e re të sigurisë të krijuar pas agresionit rus në Ukrainë. Më tej, deputetët kërkojnë edhe angazhimin e diplomacis­ë

gjermane për anëtarësim­in sa më shpejt që është e mundur të Kosovës në organizata­t ndërkombët­are dhe si hap i parë në Këshillin e Evropës. Veç të tjerash, deputetët

kërkojnë refuzim të vendosur të ndryshimit të kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektiv­ën e anëtarësim­it të tyre në NATO, rritjen e luftës kundër korrupsion­it, vazhdimin

e “Procesit të Berlinit” për bashkëpuni­min dhe zhvillimin rajonal dhe reforma brenda Be-së që sigurojnë kapaciteti­n e tij absorbues në të ardhmen.

 ?? ?? Bundestagu gjerman
Bundestagu gjerman
 ?? ?? KESHILLI I EUROPES
KESHILLI I EUROPES

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania