Panorama (Albania)

Vasili: Rama, si “mi” inferior

-

Nënkryetar­i i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare se pavarësish­t se bëri “të fortin” me Benë për pjesëmarrj­en në samitin që do të mbahet nesër në Bruksel, Kryeminist­ri Edi Rama do të marrë pjesë në takim me “bisht ndër shalë”. Ai ka shtuar se kërcënimet e kreut të qeverisë nuk i ka marrë askush seriozisht, ndërsa veprimet e tij i ka quajtur veprime prej karagjozi. “Bojkoti 24 orësh i BE i Ramës si një vickël prej miu inferior të kapur për bishti! Trimëriçka e Ramës për të bojkotuar Be-në e pati ymrin më pak se 24 orë. Vulgare në formë dhe provincial­e në përmbajtje ishte vetëm një shfaqje inferiorit­eti, që shoqëron Ramën qëkur është shfaqur në politikë”, tha Vasili.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania