Panorama (Albania)

Berisha: Rama zëvendëson BE me “Ballkanin e Hapur”

Rama deklaroi se nuk do merrte pjesë në samitin e Be-së, ish-kryeminist­ri: Dëshmoi se shpërfill çdo interes qytetar apo kombëtar

- MARIGLEN KUME

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha akuzon kundërshta­rin e tij politik, Edi Rama, se merr vendime kundër interesit kombëtar sa i përket çështjes së integrimit europian. Ai komentoi qëndrimet e Kryeminist­rit Edi Rama për të marrë pjesë në samitin e Be-së në Bruksel.

Berisha u shpreh se Rama mbështet projekte antikombët­are duke iu referuar këtu Ballkanit të Hapur. Sipas tij, ai është projekt i influencës ruse në Ballkan dhe paraqitet si front lufte. “Ky merr vetëm mendimin e zyrave të partisë së tij. Edi Rama sillet në këtë vend në disa aspekte individual­e si asnjë zyrtar i lartë në historinë e këtij vendi. Edi Rama me vendimet që merr dëshmoi se shpërfill çdo interes qytetar të grupeve të interesit apo kombëtar. Imagjinoni ju për projektin më të madh kombëtar të shqiptarëv­e, projekti i Shqipërisë në familjen e kombeve të zhvilluara europiane, ky zotëri me një kurajë të jashtëzako­nshme, nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt e zëvendëson me projektin e Ballkanit të Hapur, projekt i hegjemonis­ë serbe në rajon dhe influencës ruse në rajon. Pas 30 vitesh pritshmëri për t’u vendosur aty ku e kanë vendi si komb perëndimor, sot nuk thuhet si 30 vite më parë që nuk jemi as lindje, as perëndim por thuhet edhe sot se do ta konsideroj­më iniciativë­n e Macron nga pozitat e Ballkanit të Hapur. Paraqitet Ballkani i Hapur si një front lufte. Si alternativ­ë që Serbia të mos shkojë në luftë. Asnjë vend në botë nuk na sulmon ne pa u përballur me NATO-N nëse nuk sulmojmë ne para. Ne, për interesa të Vuçiç, duhet të merrnin vendimin dje që të mos shkohej në Bruksel dhe duhet të merrej sot për të shkuar për të përfaqësua­r Ballkanin e Hapur. Nuk është luajtur më shumë Ballkanin e Hapur se në këtë periudhë”, tha Berisha.

AZILI Ndërkohë, gjatë një tryeze të dedikuar procesit të integrimit, Berisha, duke përdorur tone ironike lidhur me udhëtimin e Kryeminist­rit Rama në Francë, tha se ai duhet kërkojë atje azil politik pasi harron të mirën që BE i bëri popullit shqiptar në vitet ‘91-‘29. “Aty i ofrohet një vendi në luftë, por që po lufton për Europën, i ofrohet statusi i vendit kandidat dhe sfidohet agresori rus. Kjo bëhet dhe me Moldavinë. Ky moment historik do ishte një nderim i madh për shqiptarët të përfaqësoh­eshin aty. Çfarë është bojkoti, është haptazi përçmim ndaj tij. Është haptas disaprovim ndaj këtij akti. Është rreshtim në krahun tjetër. Aleksandër Vuçiç mund të mos shkonte sepse ai nuk zbaton sanksionet e Be-së ndaj Rusisë. Po Edi Rama? Nuk shkon sepse nuk shkon as Vuçiç. Preteksti se vetoja bullgare ka bllokuar. Vetoja bullgare është për zgjidhje. U morën në mënyrën e fuqishme më të mëdhenjtë të Europës dhe i dhanë një zgjidhje jo ideale, por të sigurt, e cila mund të mos sjellë rezultate në këtë samit, por e ka të sigurt në samitin tjetër. Kur e penguam ne Maqedoninë, kjo mjaftoi në mënyrën më të papërgjegj­shme, më jomiqësore. Komisionet europiane i kanë dhënë ndihmën më të madhe financiare. Po të kthehemi vetëm në vitin ‘91-’92, ku vetëm 20% e sipërfaqes së tokës ishte e punuar. Fituam nga katastrofa njerëzore për shkak të Europës. Tani t’i i përplas derën. Ti je skllav që e bën këtë. E bën me vullnetin e mbarë shqiptarëv­e. A do vazhdojmë në këtë gjendje, çdo ditë që kalon na akuzon ne. Na akuzon që ne nuk i dalim zot, fatit tonë, por lejojmë që një aventurier i tillë na detyron të shkelmojmë identiteti­n tonë, mbi ëndrrën tonë. Ne bëhemi përgjegjës. Ai shkoi dje në Francë, por nuk duhej të kthehej më. Duhej të qëndronte azilant. Sot thirrja është më kryesorja, të përballemi dhe të mos dorëzojmë fatin tonë në Beograd. Të mos dorëzojmë të ardhmen e këtij vendi në Beograd, por të qëndrojmë. U kalua çdo lloj kufiri dhe imagjinate. Duhet të thërrasim protesta ekzistenca­le për vendin tonë. Nuk mundet kurrë një njeri i shitur apo i pashitur, cilido qoftë, të luajë me fatin tonë. Rama e ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël”, tha Berisha.

 ?? ??
 ?? ?? Berisha, dje gjatë tryezës për integrimin
Berisha, dje gjatë tryezës për integrimin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania