Panorama (Albania)

Pas takimit me krerët e degëve të Tiranës, Berisha thërret protestë më 7 korrik

-

Më 7 korrik, Sali Berisha do të organizojë protestën e parë kombëtare kundër situatës së rritjes së çmimeve. Gazeta “Panorama” ka mësuar se mesditën e djeshme, lideri historik i Pd-së ka mbledhur në selinë blu kryetarët e degëve me të cilët ka diskutuar për situatën. Por gjatë diskutimit, Berisha është përballur me kërkesën në masë të kryetarëve të degëve për të dalë në protestë kundër krizës së çmimeve. Pas këtyre kërkesave, Berisha ka zgjedhur datën 7 korrik si optimale, në mënyrë që degët të përgatiten për të mobilizuar njerëzit të cilët duan të kundërshto­jnë rritjen e çmimeve dhe sjelljen e qeverisë përballë faktorëve globalë, që kanë ndikuar krizën e çmimeve. Ishkryemin­istri më herët ka denoncuar Bordet e Transparen­cës të ngritur nga qeveria për të caktuar çmimet e produkteve bazë dhe të karburante­ve. “Rritje alarmante e çmimeve të ushqimeve dhe transporti­t. Në prill çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve bazë u rriten nga 10-22 për qind në Shqipëri! Bordet apo shushunjat e qeverisë kontribuoj­në me veprimtari­në e tyre në rritjen e çmimeve dhe përgjigjen e saj. Më të ekspozuara­t përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra, të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe shërbime. Qeveria në vend që të indeksojë dhe kompensojë çdo qindarkë për rritjen e çmimeve, ka vendosur bordet si mburojë të vetes dhe oligarkëve, të cilat, të blera nga oligarkët, vetëm përligjin rritjen e papërmbajt­ur të çmimeve”, është shprehur Berisha për bordet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania