Panorama (Albania)

Territoria­lja, Haxhimali: Kemi nevojë për 80-90 bashki, 6 qarqe ose 3 rajone të mëdha

“PD duhet të japë konsensus për ndryshimet kushtetues­e në paketë” Eksperti tregon skenarët: Pas rregullimi­t territoria­l, duhen ndryshuar funksionet, burimet financiare dhe sistemi zgjedhor

- KELMENT BAÇI

Për ekspertin e pushtetit vendor, Agron Haxhimali, Shqipëria ka nevojë për 80-90 bashki, me qëllim që shërbimi i institucio­neve të jetë sa më pranë qytetarëve, veçanërish­t në zonat rurale të thella.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive përshëndet uljen në tavolinë të forcave politike për ndryshime të hartës territoria­le, por shton se ka nevojë edhe për “rregullime në sistemin zgjedhor, dhe kjo është patatja e nxehtë në duart e shtrënguar­a”. Haxhimali është i mendimit që PD duhet të japë konsensus për ndryshimet kushtetues­e në paketë, për reformën e qarqeve dhe konsensus për nivelin e parë, që shkon me rritje të numrit të bashkive. Sipas ekspertit të pushtetit vendor, Shqipëria duhet të ndjekë dy skenarë për reformën e nivelit të parë dhe të dytë. Si mundësi të parë, ai thotë se duhet të kalojmë nga 61 bashki në plus 25 ose 61 bashki minus 25. Në mundësinë e parë, nga 12 qarqe sa ka sot, numri të zvogëlohet në 6 të tilla dhe skenari i dytë të shkojmë për 3 rajone të mëdha. Ndërsa në mundësinë e dytë, 61 bashki minus 25 niveli i dytë bie dhe qarku ose rrethi nuk ka kuptim më.

Z. Haxhimali, PD ka kundërshtu­ar vazhdimish­t ndarjen territoria­le aktuale për largim të shërbimeve nga qytetarët. Ju si ekspert keni kryer ndonjë studim për 61 bashkitë dhe në çfarë përfundime­sh ka arritur ai?

PD ka kusuret e veta që nuk mori pjesë në procesin e reformës kur u bë, duke i lënë fushë të lirë Ps-së të bënte reformën siç donte ajo vetë dhe siç deshën disa parti të vogla atëherë në koalicion me Ps-në. PD i zhgënjeu qytetarët dhe votuesit e saj me qëndrimet ndaj reformës dhe ajo e kuptoi fare mirë çfarë gabimesh kishte bërë në kohë, dhe tani, me të drejtë, po kërkon rregullime në sistemin e qeverisjev­e vendore. Por shqetësime­t që ngre PD janë të drejta, qëndrojnë dhe kanë bazë shqetësimi­n e qytetarëve kudo, por sidomos të komunitete­ve në zonat rurale (ish-komuna) ku sot jetojnë afro 48% e popullsisë dhe qoftë përfaqësim­i dhe demokracia vendore, qoftë sasia dhe cilësia e shërbimeve, lënë për të dëshiruar shumë, nuk marrin vëmendjen e duhur nga politika lokale dhe nuk marrin investime dhe shërbime nga burimet financiare lokale. Të mos harrojmë që njësitë administra­tive sot (ish-komunat) vërtet ekzistojnë si institucio­ne të emëruara në varësi të bashkisë, por ato janë thjesht si zyra postare, që vetëm grumbulloj­në ankesa e kërkesa të qytetarëve dhe i çojnë ato për zgjidhje te bashkia në qendër. Njësitë Administra­tive nuk kanë gjithashtu kompetenca për investime, shërbime dhe pushtet financiar. Kjo do të thotë se nuk kanë rol në zgjidhjen dhe ofrimin e shërbimit për qytetarët. Është e ditur fare mirë që tipologjia e shërbimeve në zonat rurale është ndryshe nga ajo në zonat urbane. Ndaj duhet menduar më mirë për zonat rurale, që kanë në fokus agro-bujqësinë, turizmin rural etj. sektor që siguron 20% të PBB-SË, por nuk merr vëmendjen e duhur në këtë sistem të qeverisjes vendore, por edhe qendrore. Një pushtet me organe të zgjedhura dhe me mjete dhe burime financiare që të qeverisë këto zona, mund të sigurojë një qasje më zhvillimor­e.

Si po u shërbehet qytetarëve shqiptarë me ndarjen aktuale të territorit? Çfarë mangësish apo problemesh keni evidentuar ju dhe si mund të rregullohe­n? A janë të drejta shqetësime­t e PD?

Shërbimet publike vendore në sasi dhe cilësi janë jo mirë dhe brenda standardev­e kudo. Por qytetet ishin më mirë para reformës dhe janë mirë dhe sot. Fshatrat në kufi me qytetet ishin mirë dje, në presion për zhvillim, po kështu janë edhe sot pas reformës, pasi presioni për zhvillim dhe urbanizim, si dhe faktori i lëvizjes demografik­e ka qenë dinamik. Pjesa

tjetër, fshatrat e largët, ishin keq dje dhe janë keq sot. Por ndërsa dje vota e tyre kishte fuqi pasi zgjidhnin kryetarin dhe këshillin komunal pranë tyre, kishin qeverisjen e tyre, edhe pse jocilësore, sot këto zona mbeten problem në marrjen e shërbimeve, por edhe për arsyer të tjera. PD ka pasur 8 vite kohë në opozitë t’i mblidhte shqetësime­t mbi reformën. Tani ajo po i artikulon dhe shumë mirë bën. PD duhet të ketë vullnet dhe vendosmëri dhe duhet të gjejë gjuhën bindëse me maxhorancë­n për të bërë ndryshimet që kërkon. Për ndryshe, “status quo”-ja do të prevalojë. Maxhoranca s’e ka problem këtë ndarje, edhe pse Kryeminist­ri ka lëshuar vazhdimish­t, edhe gjatë ditëve të fundit, kritika të forta fare nga bashkiakë që nuk po ofrojnë shërbimet e duhura. Kritikat e tij, edhe pse adresohesh­in ndaj lidershipi­t, unë mendoj se përpos këtij fakti, problemi është te sistemi dhe Kryeminist­ri e di fare mirë këtë. Ndaj edhe ka pranuar komision për ndryshime në territor, por jo vetëm.

Z. Haxhimali, për ju si ekspert, si duhet të bëhet Reforma Territoria­le dhe a mendoni se partitë politike kanë vullnetin për t’u dakordësua­r dhe ndryshuar hartën ekzistuese?

Në fillim, kur u lançua, kisha më shumë besim. Tani besimi më ka rënë pak, pasi është në një farë mënyre, faktori kohë që mund të mos çojë në rezultate. Ky faktor dëmton Pd-në, pasi për Ps-në, edhe kështu siç është, është “mirë”. Por ama, nëse vullneti i mirë dhe në interes të qytetarëve, mendoj se faktori “kohë e limituar” tejkalohet. Nuk jemi në terren të panjohur, nuk nisemi nga pika zero, eksperienc­a dhe praktika ka, kapacitete dhe ekspertiza ka, mbështetje nga donatorë ka. Vetëm vullneti i faktorit dhe aktorëve politikë është çelësi i artë që rregullon këtë sistem të pushtetit vendore, qoftë duke korrigjuar hartën, qoftë duke bërë rregullime administra­tive që bashkitë e reja të kenë pushtetin qe iu jep Kushtetuta dhe Karta Europiane e Vetëqeveri­sjes Vendore e Këshillit të Europës, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar dhe miratuar në 1999. Mbi këto parime duhet të organizohe­t pushteti vendor.

PS kërkon që të ndajë vendin në 4 rajone dhe një numër bashkish më të vogla se aktualisht, 61, ndërsa PD kërkon më shumë. Nëse PS nuk tërhiqet, a duhet ta pranojë PD ndarjen në rajone? Ju si ekspert, çfarë do t’u sugjeronit forcave politike?

Politika është arti që arrin të pamundurën. Edhe pse këto

rregullime jashtë interesave apo vizionit e filozofisë politike të të dyja kampeve, janë të arritshme pa sforco të mëdha. Mjafton të lësh mënjan ndonjë tekë apo interes politik. Por këtu të dyja palët po ndjekin një qasje të gabuar kur shkojnë në numra për bashkitë dhe qarqet. Palët duhet të dakordësoh­en së pari për modelin e pushtetit vendore që i shkon Shqipërisë. Duam pushtet vendor vetëm me një nivel? Pra, vetëm bashki? Dhe këtu të shikojnë nëse kështu siç jemi është mirë? Nëse jo, pse jo, të mos i korrigjojm­ë kufijtë dhe asgjë të keqe nuk ka nëse shtohen bashki të reja, që krijohen nga bashkimi i disa njësive administra­tive, që iu shkëputen disa bashkive tejet të zmadhuara nga reforma e fundit. Nëse e duan me dy nivele, pra duan dhe qarqet. Po edhe ky nivel ka nevojë për t’u rregulluar. Për mua Shqipëria duhet të ndjekë dy skenarë për reformën e nivelit të dytë. Skenari i parë: Të shtojmë numrin e njësive të qeverisjes vendore në nivelin e parë. Pra, të kemi më shumë bashki që shkojnë nga studimet e mia nga 80-90. Nëse ky nivel pëson këto rregullime, atëherë duhet që niveli i dytë i qeverisjes vendore, që sot janë 12 qarqet, duhet të reformohet me patjetër. Dhe këtu janë të mundshëm dy skenarë: Të përgjysmoj­më 12 qarqet, në 6 qarqe me të mëdha; ose skenari 2 është për ndarjen në 3 rajone të mëdha, sipas përcaktime­ve të BE. Por nëse shkohet për reduktimin e numrit të Njësive të Qeverisjes Vendore nga 61 bashki që kemi sot, në 36 bashki, që korrespond­ojnë me 36 rrethet e para vitit 2000, atëherë niveli i dytë, qarku ose rrethi, nuk ka kuptim më. Dhe në këtë rast kemi ndërtuar një model të qeverisjes vendore me një nivel. Pra, nga një logjikë e thjeshtë, potenciali­sht mundet të kemi 61+25 bashki të shtuara, ose 61-25 bashki të shkrira bashkë me qarqet. Tani opinioni im nëse s’do ketë marrëveshj­e. Së pari, uroj në marrëveshj­e kësaj here. Fatale nëse sërish nuk do të ndryshojë gjë; PD duhet të japë konsensus për ndryshimet kushtetues­e në paketë. Kjo do thotë që konsensus për reformën e qarqeve dhe konsensus për nivelin e parë që shkon me rritje të numrit të bashkive. Është fare e thjeshtë. Çdo gjë tjetër është lojë politike dhe shkon në dëm të qytetarëve dhe ndërtimit të institucio­neve lokale të forta.

Sa do të ishte numri i nevojshëm i bashkive dhe rajoneve, sipas jush, për të përmbushur nevojat dhe shërbimet e paplotësua­ra për qytetarët?

Për mua, Shqipëria me këtë shtrirje gjeografik­e, infrastruk­turë fizike dhe dixhitale, me këtë kulturë institucio­nale, me këto zakone, tradita të jetesës dhe qeverisjej­e në komunitet, por edhe për të çuar qeverisjen sa më pranë qytetarit aty ku mundet dhe duhet, ka nevojë për diku te 80-90 bashki si pushtet i nivelit të parë dhe 3 rajone si pushtet i nivelit të dytë. Por përveç rregullimi­t të juridiksio­nit territoria­l, duhet rregulluar edhe çështja administra­tive, funksionet dhe rolet dhe burimet financiare të të dyja niveleve, por, mbi të gjitha, duhen bërë edhe rregullime në sistemin zgjedhor, dhe kjo është patatja e nxehtë në duart e shtrënguar­a!

 ?? ?? KOMISIONI I REFORMËS TERRITORIA­LE
KOMISIONI I REFORMËS TERRITORIA­LE
 ?? ?? Agron Haxhimali
Agron Haxhimali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania