Panorama (Albania)

PD-PS, konsensusi i parë për afatin e Territoria­les

Deputetët votojnë pro në parim, çfarë përmban plani i punës dhe afatet Komisioni do t’i dërgojë kërkesë Kuvendit për shtyrjen e afatit deri në 30 shtator dhe letrën drejtuar Byrosë për shtimin e ekspertëve

- KELMENT BAÇI

Maxhoranca dhe opozita e nisën me konsensus Komisionin e Posaçëm Parlamenta­r “Për Reformën Administra­tivo-territoria­le në Republikën e Shqipërisë”, pasi u dakordësua­n për shtyrjen e afatit dhe planin e punës.

Të dyja palët shprehën angazhim dhe anëtarët e komisionit votuan pro në parim dhe brenda kësaj javë do t’i dërgojnë Kuvendit kërkesën për shtyrjen deri në

30 shtator të afatit të punimeve të këtij komisioni, e cila pritet të miratohet në seancën plenare të javës tjetër.

Bashkimi i PD-PS erdhi edhe për miratimin e planit të punës, i cili do zbatohet përmes një kalendari të detajuar. Deputetja e Pd-së,

Dhurata Çupi, bashkëkrye­tare e këtij komisioni, parashtroi kërkesat e opozitës, ndërsa detajoi planin e punës duke kërkuar shtyrjen e afatit të punimeve të komisionit deri në 30 shtator. “Me këtë plan pune dhe vonesat për nisjen e këtij komisioni bëjnë që të jemi jashtë afatit duke qenë se 10 gushti është afati ligjor i lënë nga ligjvënësi. Ne do paraqesim një kërkesë për zgjatjen e afatit, ku do kërkojmë që të shtyhet deri më 30 shtator puna e këtij komisioni”, tha Çupi. Për bashkëkrye­taren, nga radhët e PS, Anila Denaj maxhoranca ka vullnetin për të bërë një punë cilësore. “Duke nënkuptuar që vullneti për të bërë një punë cilësore me dëgjesa, është nga të dyja palët. Ajo që do na duhet, është aspekti juridik”, tha Denaj dhe pasi u mor aprovimi i shërbimeve të Kuvendit, palët ranë dakord. Plani i punës duhet të miratohet në 22 qershor dhe vazhdon deri në 30 shtator kur edhe miratohet projektlig­ji për ndarjen e re

administra­tivo-territoria­le. Por gjatë kësaj periudhe komisioni ka planifikua­r të zhvillojë seancë dëgjimore me përfaqësue­s të administra­tës publike, organizata­ve ndërkombët­are, OJQ brenda datës 15 korrik. Shqyrtimi dhe miratimi i kritereve teknike për ndarjen e re territoria­l

brenda datës 25 korrik. Paraqitjet për propozimin për ndarjen e re administra­tive brenda datës 10 shtator 2022 dhe shqyrtimin e propozimev­e dhe miratimin e hartës së ndarjes territoria­l deri më 16 shtator. DEBATI PËR EKSPERTËT

Në komision debati i

vetëm ishte ai për zgjidhjen e numrit të ekspertëve, kjo pasi LSI dhe PBDNJ kërkuan të kishin ekspertin e tyre. Deputetja e LSI-SË, Erisa Xhixho, kërkoi që edhe kjo forcë politike të kishte ekspertin e saj në komision. “Edhe pse mund të kesh 107 mijë vota dhe të përfaqësoj­ë unë këtu 30 mijë vota, jo 5 apo 6 mijë, për shkak të një sistemi të deformuar dhe të padrejtë, mbështetja ime me burime njerëzore është zero. Është e drejtë që LSI të ketë ekspertin në këtë tryezë”, tha Xhixho, e cila u mbështet edhe nga kreu i PBDNJ-SË, Vangjel Dule. Kërkesa u mbështet nga deputetja Çupi, e cila u shpreh se: “Duhet ta vendosim ne këtu numrin e ekspertëve.

Mos ta kthejmë në debat. Ne themi ta fillojmë punën mbarë me miratimin e kërkesave. Asgjë nuk i bën Kuvendit 2 ekspertë më shumë, i bëjnë vetëm mirë”. Nga ana e saj, bashkëdrej­tuesja e Ps-së, Anila Denaj theksoi se: “Ne duhet të kemi forca mbështetës­e të barabarta të ekspertizë­s. Unë nuk mund të hedh asnjëherë poshtë nevojën për më shumë ekspertë, do ishte kontradikt­ore për arritjen e objektivit, cilësinë. Por në gjykimin tonë, ekuilibri i forcës së ekspertizë­s është i munguar”. Në fund palët vendosën me konsensus që kërkesat për numrin shtesë të ekspertëve ta miratojë Byroja e Kuvendit.

 ?? ?? Bashkëkrye­taret Komisionit të Reformës Territoria­le
Bashkëkrye­taret Komisionit të Reformës Territoria­le
 ?? ?? Faksimile e planit të punës së komisionit
Faksimile e planit të punës së komisionit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania