Panorama (Albania)

Vendimi, shkarkohet drejtori i Parandalim­ittëpastri­mittëparav­e

Nën drejtimin e Koçit, vendi në listën “gri”, me rrezik të lartë për pastrimin e parave Elvis Koçi mbante këtë detyrë prej më shumë se 3 vitesh. Në vend të tij është emëruar Iris Ago

-

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithsh­ëm i Parandalim­it të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi, dhe në vend të tij është emëruar Iris Ago. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë.

Koçi mbante postin e drejtorit prej më shumë se tre vitesh. Ai u emërua në kohën kur në krye të Ministrisë së Financave ishte Anila Denaj. Por, gjatë drejtimit të tij nuk është shënuar asnjë progres në drejtim të parandalim­it të pastrimit e parave. Shqipëria vijon të jetë pjesë e listës ‘gri’ apo e vendeve me rrezik të lartë. Kjo vihet në dukje në raportin e hartuar për vitin 2021 nga MONEYVAL, pjesë e Këshillit të Evropës, ku theksohet se vendi nuk ka shënuar asnjë përmirësim, duke neglizhuar përmbushje­n e rekomandim­eve të vëna nga Task Forca për Veprim (FATF). Për pasojë, thuhej në dokument do të vijojë të jetë nën lupën e Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizim­it. Rezultatet e raportit të MONEYVAL, përveçse nxjerrin në pah papërgjegj­shmërinë e autoritete­ve për të reaguar, dëmtojnë biznesin dhe çfarë është edhe më e rëndësishm­e minojnë besueshmër­inë e vendit drejt procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria u përfshi sërish në listën gri, apo thënë ndryshe u klasifikua në radhën e vendeve me rrezik të lartë në pastrimin e parave në 2020, pasi kishte arritur ta fitonte këtë betejë në 2015. “Shqipëria është vlerësuar nga Moneyval, duke marrë rezultat të mirë në anën teknike, por jo për sistemin. Mori vlerësim pozitiv në kornizën ligjore. Ndryshimet ligjore që ka marrë,

kanë adresuar mangësitë teknike. Në raportin e fundit, Shqipëria ka shënuar progres në 6 rekomandim­e”, tha asokohe drejtori i Drejtorisë së Parandalim­it të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi. Vendi është në monitorim prej më shumë se një dekadë dhe përgjatë kësaj periudhe ecuria ka qenë me ulje e ngritje, duke e bërë edhe më të vështirë “shfarosjen” e këtij fenomeni.

EMËRIMI

Në krye të këtij institucio­ni mjaft të rëndësishë­m është

vendosur Iris Ago. Kjo e fundit ka shërbyer si këshilltar­e e Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, prej 2011-s. Më herët ajo ka mbajtur pozicionin drejtor në Drejtorinë e Tatimpague­sve të Mëdhenj nga ndërsa gjatë periudhës 2017- 2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve. Ago ka përvojë dhe ekspertizë në fushën e konsulencë­s financiare; tatimore dhe kontabilit­etit për kompanitë të sektorëve të ndryshëm; këshillim për fondet e investimev­e; planifikim marketingu; studime fizibilite­titi; studim tregu; plan biznesi; konsultim për marrëdhëni­et e shoqërisë me institucio­net financiare për kreditim ose financim; konsultim për marrëdhëni­et e kompanisë me sektorin publik. Pjesë e rëndësishm­e e detyrave gjatë përvojës në sektorin privat ka qenë dhe angazhimi në disa projekte strategjik­e, si ai i gazsjellës­it TAP. Është trajnuar mbi Standardet Kombëtare dhe Ndërkombët­are të Kontabilit­etit (SKK & IFRS), Sfidat e Lidershipi­t në Shqipëri organizuar nga Universite­ti “George Washington”, si dhe ka kontribuar në programin e “Doing Business” për vite me radhë.

 ?? ?? Elvis Koçi
Elvis Koçi
 ?? ?? Iris Ago
Iris Ago

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania