Panorama (Albania)

PAGAT E USHTARAKËV­E, ÇFARË PARASHIKON VENDIMI I QEVERISË

-

Në bazë të parashikim­it të qeverisë shqiptare për rritjen e pagave në disa sektorë të rëndësishë­m, për vitin 2022, ministri i Mbrojtjes me shkresën nr. 56/3, datë 24.3.2022, ka paraqitur propozimin për ndryshimin e vendimit aktual të pagave të ushtarakëv­e aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke parashikua­r një rritje të pagës bazë për gradë prej mesatarish­t 30% për çdo gradë të tyre.

Për sa sipër, është përgatitur projektven­dimi që po ju paraqesim për shqyrtim dhe miratimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 224, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëv­e aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, projektven­dim që propozon sa vijon:

Relacion shpjegues për projektven­dimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 224, datë 21.3.2017, të Këshillit të ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëv­e aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”

Rritjen e pagës bazë për gradë për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura, e konkretish­t në masën rreth: (i) 24% për gradën Gjeneral Lejtnant (Admiral); (ii) 23,5% për gradën Gjeneral Major (Nënadmiral) dhe; (iii) 30% për të gjitha gradat e tjera të kategorive oficerë, nënoficerë dhe ushtar-detarë;

Përcaktimi­n e masës së shtesës për kushte të veçanta pune e shërbimi 20 000 lekë në muaj, për punonjësit e personelit ushtarak aktiv akademik, në Akademinë e Forcave të Armatosura dhe për punonjësit e personelit ushtarak aktiv, në Njësinë e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kibernetik­e. Nga ky propozim përfitojnë rreth 6 600 ushtarakë aktivë të Forcave të Armatosura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania