Panorama (Albania)

20 MIJË LEKË PLUS PËR 38 POZICIONE

-

Në vendimin e djeshëm të qeverisë për rritjen e pagave të ushtarakëv­e u miratua një aneks listë me rreth 38 pozicione brenda Forcës së Armatosur që marrin shtesë mbi shtesën e pagës. “Mund të veçoj atë që është e para në listën e shtesave dhe që merr dhe shtresën më të lartë është struktura ushtarake e mbrojtjes kibernetik­e. Përveç shtesës 30 për qind, do të marrë dhe 20 mijë lekë të rinj mbi këtë pagë për shkak të rëndësisë që mbrojtja kibernetik­e ka marrë sot në Shqipëri dhe të gjithë botë. Pra, janë 38 pozicione që marrin shtesë mbi këtë shtesë page”, tha Peleshi. Ministri i Mbrojtjes tha se me rritjen e pagës synon që të shtohen prurjet në FA. “Sot po rrisim me 30 për qind pagën e të gjithë ushtarakëv­e tanë për t’i dhënë mbi të gjitha dinjitet dhe prestigj dhe për të pasur më shumë prurje në Forcat tona të Armatosura”, deklaroi Peleshi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania