Panorama (Albania)

Kriza, gati paketa e dytë për kategoritë në nevojë

Rishpërnda­rja e të ardhurave, në 5-mujorin e parë u rritën me 41 miliardë lekë Zv.ministri i Infrastruk­turës, Ilir Bejtja: Përderisa kriza nuk ka përfunduar, do vijojë edhe mbështetja e qeverisë. Kush përfiton

- ADA HAZIZOLLI

Edhe pse nuk ka ende një draft konkret, ajo që mund të thuhet në këtë fazë është se mbështetja ndaj kategorive në nevojë do të vijojë.

Kjo konfirmohe­t edhe nga zv.ministri i Infrastruk­turës dhe i Energjisë, Ilir Bejtja. “Paketa e parë e rezistencë­s sociale përfundon në fund të muajit qershor. Por përderisa kriza vazhdon, do të ketë një paketë të dytë përmbështe­tjen e kategorive në nevojë”, tha Bejtja në një prononcim dhënë për gazetën. I pyetur nëse paketa e dytë do të jetë zgjatim i së parës, z.ministri pohoi se deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Detajet e skemës pritet të publikohen në ditët në vijim. Ajo që mund të thuhet në këtëfazë, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i paketës së parë, është se mundësitë janë që disa kategori pensionist­ësh dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike të përfitojnë nga ndihma e drejtpërdr­ejtë financiare. Pra, bonusi në vlerën e 3 mijë lekëve që ofrohet prej muajit prill, të vazhdojë të ndahet edhe përgjatë muajve në vijim.

MBËSHTETJA

Por mbështetja që qeveria ofroi pas rritjes së çmimeve, si pasojë e krizës energjetik­e dhe luftës në Ukrainë, është më e ulëta në krahasim me vendet e rajonit. Në raportin e fundit, Banka Botërore vuri në dukje se Shqipëria ka shpenzuar vetëm 1.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Nga ana tjetër, edhe për ekspertët, paketa e parë në ndihmë të qytetarëve ishte minimalist­edhe pa efekt neto në xhepat e tyre. Paketa e rezistencë­s sociale e prezantuar nga qeveria në muajin mars kishte një efekt financiar rreth 50 miliardë lekë ose gjysmë

milioni dollarë. Por pjesa dërrmuese e kësaj fature shkoi për sektorin energjetik, për të mos ndryshuar çmimin e energjisë. Ndërsa ndihmë e drejtpërdr­ejtë për pensionist­ët dhe kategoritë në nevojë ishte bonusi në vlerën e 3 mijë lekëve ose 9 mijë lekë për 3 muaj, që qeveria akordoi si kompensim për rritjen e çmimeve që pësuan produktet e shportës. Nëvlerësim­in e fundit, Fondi Monetar Ndërkombët­ar kërkoi nga Qeveria që të mbështesë familjet në nevojë, të cilat prej fillimit të këtij viti po përballen me valën në rritje të çmimeve. Kjo, sipas FMN-SË, nuk duhet bërë përmes Bordit të Transparen­cës

që është ngritur për fiksimin e çmimeve, duke sugjeruar më tej shkrirjen e kësaj strukture. “Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparen­cës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, ne e shohim me vend zëvendësim­in e tij me mbështetje të mirorientu­ar për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së çmimeve. Për këtë arsye, përpjekjet për përmirësim­in e sistemit të mbrojtjes sociale në vend duhet të vazhdojnë, duke përfshirë edhe zgjerimin e mbulimit të shtresës së varfër dhe në nevojë në sektorin informal”, thuhej në deklaratën e FMN-SË, në përmbyllje të vizitës në vendin tonë. Të ardhurat për 5-mujorin e parë e favorizojn­ë këtë. Nga të dhënat zyrtare, përgjatë kësaj periudhe të parë të vitit janë arkëtuar 41 miliardë lekë, ose 340 milionë euro më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këto para sipas ekspertëve e kanë burimin në rritjen e çmimeve e për pasojë duhet të rikthehen te qytetarët, të cilët prej muajsh po përballen me çmime të dyfishuara.

PAKETA E PARË

Përmes paketës së parë, prej muajit prill, pensionist­ët,

familjet që trajtohen me asistencë, të verbrit, invalidët marrin 3 mijë lekë kompensim në muaj pas rritjes abuzive që kanë njohur çmimet e produkteve bazë apo të shportës. Kjo mbështetje ishte për tre muaj dhe përfundon në fund të qershorit, ndërsa në skemë janë 576 mijë familje që përfituan prej saj. Por ajo që vlen të theksohet është se jo të gjithë pensionist­ët do të kenë mundësi që të përfitojnë nga kjo skemë. Sipas ISSH-SË, mbështetja e ofruar ishte për pensionist­ët që jetojnë vetëm, të verbrit si edhe të gjithë ata që iu është llogaritur pensioni deri në 13 320 lekë. Por ky prag nuk përfshin kompensime­t e lidhura ndër vite. Si referues merret pensioni i llogaritur bazuar mbi vitet e punës dhe pagën e përfituar ndër vite.

 ?? ??
 ?? ?? Ilir Bejtja
Ilir Bejtja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania