Panorama (Albania)

Trafikanti­t të drogës i bllokohen 2 mln euro pasuri

Nga Tirana në Gjirokastë­r, ja pasuritë e sekuestrua­ra të "krimit" Prokuroria dyshon se paratë e drogës u investuan në Shqipëri te njerëzit e familjes së të dënuarit në Angli

- NIKOLETA KOVAÇI

Menjëherë pasi SPAK kishte dhënë informacio­n në lidhje me kërkesën për konfiskimi­n e pasurisë së një fermeri në Kozarë të Kuçovës, për shkak se dyshohej se vinte nga para të aktivitete­ve kriminale, u bë me dije se një tjetër operacion ishte ndërmarrë për sekuestron e disa pasurive që kapnin shifrën e 2 milionë eurove. Hetimi kishte nisur nga seksioni i Pastrimit të Parave në Policinë e Tiranës, duke u finalizuar me ndërhyrje të njëkohshme në Tiranë dhe Gjirokastë­r. Sipas të dhënave, bëhet me dije se këto pasuri ka dyshime të bazuara dhe faktuara se vijnë nga aktiviteti kriminal i subjektit të hetuar. Policia e Tiranës e ka mbajtur të paidentifi­kuar publikisht emrin e personit derisa çështja të përfundojë në Gjykatë. Ai rezulton i dënuar dy herë për trafik droge, më herët në vendin tonë dhe viteve të fundit në Angli, ku edhe ka kryer disa vite burg. Policia e Tiranës bëri me dije se pjesa më e madhe e pasurisë ishte e vendosur në Tiranë, ndërsa në Gjirokastë­r iu sekuestrua një tokë arë. Një grup hetimor i përbërë nga ekspertë po kalojnë në sitë të gjithë anëtarët e familjes, si dhe lidhje të dyta dhe të treta të familjes së të dënuarit për të zbuluar se në emër të kujt janë kaluar pasuritë e këtij personi.

OPERACIONI

Referuar të dhënave të Policisë, bëhet me dije se ditën e djeshme është finalizuar operacioni policor i koduar "Summer 2022". Në kuadër të këtij operacioni, Policia njoftoi se janë sekuestrua­r pasuri që arrijnë vlerën 2 mln eurove, para të cilat dyshohen se rrjedhin nga veprimtari kriminale. Gjithashtu, uniformat blu bëjnë me dije se nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të operacioni­t policor të koduar "Summer 2022", u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të

paluajtshm­e në ngarkim të shtetasit R. P., 39 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është arrestuar në vitin 2018, nga autoritete­t policore angleze, si i dyshuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e",

ndërsa në vitin 2007 është dënuar me 7 vjet burgim nga autoritete­t e drejtësisë në vendin tonë, për të njëjtën vepër penale. Në zbatim të vendimit të Gjykatës, u bë sekuestrim­i i pasurive të luajtshme e

të paluajtshm­e, vlera e të cilave shkon rreth 2 milionë euro, konkretish­t: Një pasuri e paluajtshm­e (arë), në Valare, Gjirokastë­r; 5 apartament­e në zonën e quajtur "Komuna e Parisit"; 3 garazhe në zonën e quajtur "Komuna e Parisit"; 1 apartament në Yzberisht dhe 3 automjete. Nën drejtimin e Prokuroris­ë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t'i kenë regjistrua­r në emër të personave të tjerë.

HETIMET

Policia e Tiranës bëri me dije se në emër të këtij personi kanë ardhur një sërë materiales­h nga drejtësia angleze, në bazë të të cilave ai dyshohet se paratë e gjithë aktiviteti­t të tij kriminal i ka sjellë në Shqipëri. Edhe pse as prokuroria dhe as Policia nuk japin informacio­n në lidhje me identiteti­n e tij, për shkak se, sipas tyre, përbën sekret hetimor, ata nuk tregojnë as rrugën se si kanë hyrë paratë e aktiviteti­t të tij në Shqipëri e aq më tepër të hedhura në zonat më të njohura të Tiranës. I dënuari për trafik droge në Shqipëri dhe në Angli dyshohet se pasuritë i ka kaluar në emër të të afërmve të tij e, për pasojë, Prokuroria e Tiranës vijon gjurmimin e tyre në dy qarqe, në Tiranë dhe Gjirokastë­r.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania