Panorama (Albania)

Shënjestra e OFL-SË, Andrea Shtëpënja: E vërteta e pasurisë së familjes sime

SPAK kërkon konfiskimi­n e pasurisë së Bektash Shtëpënjës, pronari çon fshatin në gjykatë

- NIKOLETA KOVAÇI

“Kërkojnë kupon tatimor për autokombaj­nat që përdorim prej 32 vitesh për të korrur grurin dhe misrin në disa fshatra të Kuçovës, ndryshe do na marrin shtëpitë dhe pasuritë”! Kështu e nis rrëfimin e tij Andrea, djali nga Kuçova, në emër të të cilit OFL zbarkoi në Kuçovë dy vite më parë për t`i çuar në banesë formularët e deklarimit të pasurisë. Sipas të dhënave të OFL-SË së asaj kohe dhe të SPAK-UT dje, bëhet me dije se pasuria e familjes Shtëpënja vjen nga aktiviteti kriminal i Andreas në Itali dhe Angli. Familja, i ati, dy vëllezërit dhe e ëma, e cila ishte dje e pranishme në një seancë gjyqësore të çuditshme, në të cilën ishin ftuar të dëshmonin jo pak, por 240 persona, kundërshto­jnë akuzat e Prokuroris­ë së Posaçme. Ata nuk kanë mundur të vijnë të gjithë për shkak se shumica prej tyre kanë qenë duke korrur grurin dhe duke u marrë me punët e fshatit, të cilët kanë vendosur të mos bëhen pjesë bashkë me kryefamilj­arin Bektash Shtëpënja, i cili nga Kozara i çoi fjalë GJKKO-SË se nuk mund të paraqitej në Gjykatë deri sa të përfundojë punët me korrjen në të gjithë zonën, përfshirë edhe Kozaren.

Andrea, djali i dytë i familjes Shtëpënja, tregon se është dënuar jashtë vendi dhe ka vuajtur një dënim prej pesë vitesh kur ai ka qenë 21 vjeç, pra 20 vite më parë, ndërkohë që prokuroria dyshon që pasuritë që gjenden në emrin e të atit, Bektashit dhe të vëllait të madh, Sokolit, 46 vjeç, janë vënë me aktivitet kriminal, pasi familja nuk e justifikon dot pasurinë e identifiku­ar si e të atit dhe e të vëllait. Menjëherë pas seancës gjyqësore, në të cilën u paraqitën me dhjetëra kryefamilj­arë të zonës së Kozares, të cilët dëshmuan se prej dekadash kishin pajtuar familjen Shtëpënja për të korrur grurin dhe misrin, reagoi me një njoftim SPAK, ku shpjegoi

akuzat ndaj 41-vjeçarit dhe vendet ku ai kishte kryer vepra penale.

SPAK: ANDREA ME TRE MBIEMRA

Sipas SPAK, Andrea Shtëpënja njihej me 3 mbiemra. Përveç atij që mban gjithë familja, ai njihej edhe me mbiemrin Dinga, por edhe me mbiemër Prifi, mbiemër që në fakt e mban edhe djali i vogël i familjes, Erlindi. Prokuroria e Posaçme bëri me dije dje se Andrea është deklaruar fajtor nga Gjykata e Apelit e Milanos për veprat penale të “Emigracion­it ilegal” dhe “Shfrytëzim prostituci­oni”. Vendimi ishte dhënë më 2014. Po kështu, sipas informacio­nit të ardhur nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ky shtetas është arrestuar në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitje të

lëndëve narkotike”. Në këto rrethana, ky shtetas është subjekt i aktit normativ nr. 1, datë 31 janar 2020 “për masat parandalue­se në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmi­t, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidim­it të rendit dhe sigurisë publike”. Sipas SPAK, Dinga dhe familjarët e tij nuk justifikoj­në me burimin e të ardhurave 2 shtëpi, një automjet dhe një garazh. Për t’i treguar gjykatës se pronat në emër të familjarev­e janë krijuar me burime të ligjshme, avokati Ardian Visha paraditen e së mërkurës thirri për të dëshmuar 21 fermerë të fshatit Kozare. Ata treguan në seancë se të mbjellat janë korrur me autokombaj­në prej vitit 1991 nga Bektash Shtëpënja, babai i Andrea Dingës.

 ?? ??
 ?? ?? Qytetarët në GJKKO
Qytetarët në GJKKO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania