Panorama (Albania)

Motra e 27-vjeçarit: Vajza po fsheh të vërtetën e krimit

-

Ndërkohë, motra e 27vjeçarit të ndjerë, Klarita, mohon gjithçka tha 18vjeçarja gjatë intervistë­s, duke theksuar se ajo është shkaku i krimit, pavarësish­t se e mohon atë. Gruaja deklaron se Martin Çeço ishte një njeri i urtë dhe nuk krijonte konflikte me askënd, ndërsa e konsideron të papranuesh­ëm faktin që t’i merrej jeta për një gjë kaq banale. “Vajza ka gënjyer. Janë gënjeshtra të gjitha ato që thotë. Ajo është një mashtruese e madhe. Nuk është i vërtetë edhe fakti që ajo thotë se nuk punonte në një byrektore. Vëllain ajo e mori në qafë. Unë nuk e di kush është i dashuri i vajzës, por ajo ka qenë shkaku që vëllai iku. Pse nuk na thërret Policia që të na ballafaqoj­ë me vajzën. Do t’ia nxjerr sytë me duart e mia. Nuk e di se si është njohur me vëllain. Nuk ka pse e bënte me vëllanë tim një gjë të tillë. Ai ka qenë djalë shumë i urtë. Nuk kishin pse e vrisnin. Nuk ishte kriminel ai që ta bënin aq

tragjike. Krimi i rëndë dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 12 qershorit. Në orët e vona të asaj mbrëmjeje, 27-vjeçari ka marrë një telefonatë kërcënuese. Dyshohet se ka qenë vajza që ai pëlqente që i ka dërguar një mesazh dhe më pas, djali është zhdukur pa gjurmë, derisa u gjet katër ditë më vonë në rezervuari­n e fshatit Kolanec. I riu rezulton të jetë mbytur me litar dhe më pas është hedhur në rezervuar. Për ngjarjen u arrestuan kushërinjt­ë Valter dhe Edlir Mollaj dhe çobani Bleti Angjo.

 ?? ?? Motra e viktimës
Motra e viktimës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania