Panorama (Albania)

Vrasja me motive xhelozie në Korçë, 18-vjeçarja jep një tjetër version

“Dhashë dëshmi të rreme në Polici”, vajza: U ndjeva e frikësuar Nga njohja me autorin e dyshuar të vrasjes, te ftesa në “Facebook” e viktimës Martin Çeço, çfarë thotë adoleshent­ja për lidhjen intime

- KORÇE

Vajza 18-vjeçare, e cila dyshohet se u bë shkak për vrasjen e Martin Çeços në Korçë, jep një version tjetër mbi historinë e ngjarjes.

Ajo pretendon se nuk e njihte fare viktimën dhe se nuk ka pasur komunikim me të, megjithëse nuk e mohon faktin që ai i kishte shkruar në “Facebook”. Ajo deklaron se vrasjen e kishte marrë vesh nga forcat e rendit që e dërguan atë në komisariat. “I kam mbushur 18 vjeç, jo nuk jam në shkollë, mbledh lule. Vrasjen e Martinit e mora vesh se erdhi na mori Policia. Nuk dija gjë fare na thanë, duam një sqarim. Unë nuk e njihja, nuk kisha biseduar fare me të. Fare nuk e njihja fare. Më kishte çuar ftesë në FB e unë s’e pranova, se nuk e njihja. Mesazh kishte çuar një herë, por unë nuk ia ktheva. Si fytyrë, jo nuk e kam parë, vetëm në telefon kur ma treguan ata të Policisë”, thotë ajo për emisionin me “Zemër të Hapur” në “News 24”. Vajza ka dhënë edhe një dëshmi, duke deklaruar se Martin Çeço nuk kishte asnjë lloj lidhjeje me Valter Mollajn dhe se ata i ngatërruar qëllimisht në Polici, për shkak se ka pasur frikë se do ta fusnin në burg. “As që kanë pasur lidhje fare ata. Thjesht u thashë unë atyre ngaqë kisha frikë se po më kërcënonin ata policët, po më thoshin do të të fusim në burg. Pastaj i ngatërrova unë nga frika se ata nuk kishin lidhje fare me atë”, tha vajza, duke shtuar se dy të akuzuarit nuk ishin prezent në momentin e dëshmisë së saj, duke theksuar se ato “erdhën më vonë”. “Nuk e di, mua nuk më bashkuan fare me ata. Në atë kohë që erdhën, ata mua më çuan”, shtoi ajo.

DËSHMIA PËR 43-VJEÇARIN

Ndërkohë, adoleshent­ja pranon njohjen me 43-vjeçarin Valter Mollaj, i cili dyshohet si autori i mbytjes me litar dhe i hedhjes në rezervuar të 27vjeçarit

Çeço. Vajza pranon se ka pasur njohje dhe vajtjeardh­je me babanë e tre fëmijëve, ndërsa shton se ishin ndarë prej një viti. “Valter Mollaj ishte këtu. Na ndihmonte ne sepse ngaqë e kemi babanë e sëmurë dhe unë vija e ndihmoja për bagëtitë. Edhe ata na ndihmonin për drutë dhe për çdo gjë”, u shpreh ajo.

Vajza pranon se kishte një vit që nuk fliste me 43-vjeçarin Mollaj, pasi nuk i “kishte shkuar në mëngjes”. “Blenti Angjo ishte çoban i Valit. Nuk e njoh se kishte një muaj që kishte ardhur ai, nuk kisha muhabet me Valin. U grindëm. Kishim afro një vit që ishim grindur. U zumë pasi unë nuk i vajta një ditë, se nuk

u ngrita dot nga gjumi në mëngjes dhe ai më thoshte ‘më ke gënjyer, më ke thënë kështu’. U zumë dhe nuk folëm më”, thotë vajza. Në dëshminë e saj, adoleshent­ja mohon që të ketë pasur lidhje intime me 43-vjeçarin. “Jo fare. Nuk është e vërtetë. Unë kisha frikë prandaj e thashë”, thotë ajo gjatë intervistë­s.

 ?? ?? Të arrestuari­t për vrasjen e 27-vjeçarit
Të arrestuari­t për vrasjen e 27-vjeçarit
 ?? ?? Viktima Martin Çeço
Viktima Martin Çeço
 ?? ?? Adoleshent­ja
Adoleshent­ja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania