Panorama (Albania)

Anulohet tenderi për dy satelitët shqiptarë në hapësirë

Ministria e Mbrojtjes: Asnjë ofertues nuk i plotësoi kriteret për satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”. Nuk dihet nëse do ketë garë tjetër

- TIRANE

Një premtim i Kryeminist­rit Edi Rama muaj më parë se Shqipëria do të lëshonte satelitët e saj në hapësirë brenda muajit qershor, shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. Deklarata u konkretizu­a edhe me një garë të hapur, por ndryshe nga shumë tenderë të tjera, në këtë rast, Ministria thotë se asnjë ofertues nuk ka përmbushur kriteret. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes thotë se është e detyruar ta anulojë atë, pa treguar nëse tenderi në fjalë mund të rihapej sërish.

VENDIMI

Ndërsa nuk dihen ende kompanitë që kanë aplikuar për shërbimin që do t’i ofrohej Shqipërisë në hapësirë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi një ditë më parë se ka anuluar zyrtarisht tenderin për satelitët “Albania 13 dhe “Albania 2”. Bëhet fjalë për një ten- der që taksapague­sve shqiptarë do t’u kushtonte 7.2 milionë dollarë për një periudhë 3-vjeçare. Ndërsa ekspertët e fushës kanë dek- laruar se Shqipëria nuk i ka mundësitë financiare për satelitët e saj në hapësirë, qeveria çeli një garë për këtë arsye. Por disa muaj pas de- klaratave të bujshme të Kryeminist­rit, duket se ideja do të mbetet thjesht në kuadrin e deklaratav­e. Sipas njoftimit të publikuar nga Agjencia e Prokurimev­e Pub- like, objekti i kontratës me tit- ull “Realizimi i projektit të monitorimi­t të territorit me teknologji të avancuar shërbimi satelitor, për një peri- udhë 3-vjeçare”, kishte një fond limit TVSH 6 milionë USD pas TVSH. Në një dokument të shkurtër të publikuar për këtë çështje, bëhet me dije se arsyet e analizimit, janë bazuar mbi ligjin “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhen me kriteret e përcaktuar­a në dokumentet e tenderit. Qeveria thotë se nuk do të heqë dorë nga ideja e saj për të monitoruar territorin e saj me teknologji të avancuar, ku përfshihen edhe satelitët në orbitën e tokës, përveç dronëve inteligjen­të, të cilët janë futur nga forcat e Policisë për kontrollin e territorit që lidhet me kultivimin e kanabisit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania