Panorama (Albania)

“Në mars do të lëshohet ‘Albania 1’”, çfarë premtonte Rama për satelitët

-

Më 14 tetor të vitit të shkuar, Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të kishte brenda këtij viti satelitët e saj në hapësirë. Rama thoshte se Shqipëria do të dërgonte në orbitë brenda vitit 2022 dy satelitë, të cilëve u kishte vendosur edhe emra “Albania 1” dhe “Albania 2”, të cilët, sipas Ramës, do të monitorojn­ë territorin dhe do të evidentojn­ë veprimtari­të e kundërligj­shme. “The do të blemë dronë? Jo, do të blemë dronë dhe do të çojmë satelitë në orbitë. Këtë do ta bëjmë vitin tjetër, ‘Albania 1’, ‘Albania 2’, sepse për ne ky vend nuk është tokë e xanun. Na keni lënë një situatë që patjetër do kohë, durim, për të pastruar këtu e atje, s’mbaron, por ne shohim shumë larg. Po të them që dronët po e po, por edhe satelitët, në mënyrë që kontrolli mbi territorin, mbi trafiqet, mbi kufijtë, të kalojë në nivelin e teknologji­së dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrolloj­në me sy, që me thënë të drejtën, kur vjen puna tek inspektorë­t, janë me virus edhe ata që kishit ju, edhe këta që kemi ne. Prandaj, sytë për të kontrollua­r do t’i çojmë në qiell e do të kontrolloj­më nga qielli. Ju qeshni, sepse të qeshurën e keni program partie. Edhe pse sot jeni në kushtet kur qeshni, sepse nuk qani dot”, u shpreh Rama. “Në mars do të lëshohet [Albania 1]. Do të filmojmë një video dhe pas shkëputjes, do të shohim satelitin në orbitë”, shprehej

Rama. Por, në prill deklaronte se “vonesat nuk janë në dorën time”. “Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e, sipas modës së re, thonë ç’të duan, pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë çuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bëj e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time, thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo”, shkruante Rama.

 ?? ?? Edi Rama
Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania