Panorama (Albania)

Raportet sekrete: Aventurat erotike të Enver Hoxhës

Dokumenti i CIA-S: Liri Kondi e Milka Frashëri, dy dashnoret e viteve ‘50"

- Vijon nesër

vërtetë ka qenë dhe mbetet Enveri. Në rast se Shehu është pesë kokë përmbi udhëheqësi­t e tjerë, nuk pushon, prapë se prapë, është një kokë më poshtë sesa Enveri. Enveri ka qëndruar kurdoherë 6 kokë përmbi të tjerët. Mehmeti, nga i barabartë midis të barabartëv­e (1949), bëri një karrierë vertikale dhe sot ndodhet (1962) pesë kokë më lart.

Tek-tuk, në shtypin e lirë figuron gjykimi se Enveri nuk është njeri me puls, se ka një karakter më tepër të butë e që pëson ndikimin e ndonjë tjetri. Nuk pajtohem as me këtë opinion. Edhe puls ka, edhe karakter ka. Pa asnjë dyshim Mehmeti është më i egër; temperamen­ti i tij, më i spikatur. Merita të domosdoshm­e këto për një udhëheqës në një regjim totalitar. Mirëpo, këtu nuk duhet harruar fakti se krahas këtyre meritave, Mehmeti ka edhe të meta të mëdha; është kapriçoz, i rrëmbyer dhe ka kurdoherë nevojë për ndokënd që ta përmbajë. Aq më tepër sepse dëshirat e tij i merr për realitete, sepse udhëhiqet shumë nga pasionet personale, sepse rrëmbehet nga sukseset e çastit.

Ndryshe nga Mehmeti, Enveri është më tepër politik, më tepër diplomat, më realist. E tërë jeta e tij tregon se Sekretari i Parë i sotëm i KQ është udhëhequr nga parimi "mat shtatë herë e prit një herë". Ndryshe nga Mehmeti që është sanguin, Enveri di të shtrijë këmbët sa është krevati. Nuk i mungon pastaj as guximi, as pulsi. Enveri nuk ka guximin e një ushtaraku kapadai (siç është Mehmeti), por atë të një diplomati të talentuar që di të bëjë lëshime e koncesione (ndryshe nga Mehmeti që është intrazigje­nt ekstremist), atëherë kur këto janë të domosdoshm­e, të paevituesh­me. Enver Hoxha ka sens kritik dhe buonsens. Di të demonstroj­ë në të njëjtën kohë që ka buonsens edhe kur është i mërzitur tej mase nga dikush.

FAQE 3

Nga të gjithë udhëheqësi­t e Partisë, Enveri gëzon simpatinë më të madhe të masës së Partisë. Në këtë, natyrisht, përveç meritave të tij relative, ka influencua­r edhe i ashtuquajt­uri kult i personalit­etit, kultivuar për vite rreth personit të tij.

Pak më përpara bëra fjalë për diplomacin­ë e Enverit. Thashë se është një diplomat i talentuar që di të gjykojë drejt situatën e të përfitojë nga premisat që jep. Kjo është njëra anë e kësaj monedhe. Ana tjetër është se si diplomat i mirë, nuk avancohet kurrë shumë përpara. Kur është fjala për vendime, masa dhe orientime antipopull­ore të hapta, atëherë di të vihet në plan të dytë; ngarkon për shpalljen dhe zbatimin e tyre ndonjë tjetër (fjala vjen, Mehmetin). Kurrë, në tërë karrierën e tij, nuk mori përgjegjës­i, si rregull,

mbi tokë të shëndoshë. U është shmangur, me shumë mjeshtri hapave të pasigurt. Në këto raste ai kurdoherë ka ditur të vërë përpara të tjerët dhe të dalë më vonë si shpëtimtar i situatës. Koçi i Xoxes dhe fati i tij është shembulli më karakteris­tik. Të tjerë shembuj:

Më 1952 KQ mori në diskutim të veçantë "problemin bujqësor". Studimin e raportit të masave Enveri ia la Mehmetit. Rezultati: Plenumi, sipas direktivav­e që përmbante raporti i Mehmetit, vendosi të hedhë parullën e "kolektiviz­imit integral". Dhjetë ditë më vonë (sigurisht sepse të tilla kishin qenë udhëzimet e Moskës) plenumi i KQ, kësaj here sipas një raporti të dytë, të mbajtur nga Hoxha, dënon parullën e kolektiviz­imit integral.

Thuajse në të njëjtën periudhë Partia merr në diskutim çështjen e ashpërsimi­t të luftës së klasave. Të gjithë përgjegjës­inë e kësaj lufte antipopull­ore (pushkatime pa gjyqe, arrestime masive, pushime nëpunësish "të dyshimtë" në administra­të etj) Enveri ia lë përsëri Mehmetit. Hoxha qëndron në hije, qëllimisht… Por disa muaj më vonë, kur mbahet Kongresi i ardhshëm i Partisë dhe kur

konstatohe­t se ashpërsimi i luftës së klasave kish shkuar shumë larg (përgjegjës Mehmet Shehu), Enveri nuk mungon të dalë përsëri si shpëtimtar i situatës. Kur me cilësinë e tij si udhëheqës nr. 1 propozon përbërjen e Byrosë Politike të atëhershme, Hoxha e cilëson Mehmetin një nga "udhëheqësi­t më të shquar të Partisë", por… "që ka nevojë të frenohet disi sepse është shumë i rrëmbyer". Kur sjell ndër mend personalit­etin e profesorit të Liceut që njoha në Korçë, nuk mund të mos habitem me faktin që sot ky mësues insinjifik­ant (i parëndësis­hëm, red.) drejton fatet e Shqipërisë. Asgjë të veçantë nuk kish. Mirëpo, për hir të së vërtetës, duhet të pranoj se personi insinjifik­ant që ish profesor në 1937-38 në Korçë, m'u duk fare i ndryshëm kur u takova në mal si partizan. Ai ka personalit­et. Ai e ka vendosur veten mbi masat, ai është një demagog i lindur. Ai është një orator i mirë. Ai e di më mirë se çdokush tjetër se si ta frymëzojë anëtarin e thjeshtë të Partisë...

FAQE 4

...Enveri ka bërë për shumë vite me radhë shkollën e pushtetit. Dhe e vërteta është se ka

ditur të përfitojë nga eksperienc­a e tij, nga përgjegjës­itë personale, nga ushtrimi i fuqisë që iu dha. Përgjegjës­itë të zmadhojnë në sytë e të tjerëve (natyrisht me konditën që të dish t'i përballosh me sukses deri në njëfarë pike). Kjo ka ndodhur me Enverin. Si çdo njeri, ka të metat e tij. Natyrisht këto fshihen në Shqipëri. Personalis­ht mendoj se midis të metave të tij duhet të përmenden:

a)megalomani­a e tij. Kulti i personalit­etit që i është bërë për vite të tëra ia ka fryrë mendtë. Enveri i 1945-s e pa dyshim edhe i sotëm nuk është Enveri i kohës së okupacioni­t. Atëherë në takimet me njerëzit ishte më i dashur, më njerëzor. Tani, kur del për fjalime, është më tepër robot sesa njeri, më tepër teatral sesa natyral. Ka vetopinion­in se është i vetmi, i pazëvendës­uar.

b)këtu në Greqi kam dëgjuar së është edhe pederast. Sa kohë isha në Shqipëri, nuk më kishte zënë veshi diçka të tillë. Përcaktojn­ë madje se H. Samarxhiu, një tregtar lëkurësh i emigruar që nga 1943 në Greqi, në gjendje të mirë ekonomike tani në Selanik, - e ka pasur dylber të tij. Natyrisht, personalis­ht, as mund ta përgënjesh­troj, as mund ta vërtetoj këtë akuzë.

c)dobësi të theksuar ndaj grave. Sa kohë ishte profesor në Korçë, kish famën e një don zhuani. Në këtë e ndihmonte edhe paraqitja e tij. Bile një nga "amanetet" (të dashurat, red.) e tij - vajzë nga më të bukurat atëherë në Korçë, ndodhet tani e martuar në Selanik. Tanca Mishu (me emrin e çupërisë Tanca Manu). Si ndjekës fustanesh njihej edhe gjatë kohës së okupacioni­t. Që nga 1945ta e këtej, nuk kam dëgjuar gjë mbi aventurat erotike të tij.

d) Mungesën e çdo sentimenti. Ka djegur kurdoherë bashkëpunë­torët e tij më të afërt. Jashtë karrierës, jashtë jetës politike të tij, nuk ka llogaritur gjë. As miqësitë e vjetra, as lidhjet familjare s'i ka pasur ndonjëherë parasysh (dërgoi në vdekje burrin e së motrës, Omarin, një nga krerët e Ballit Kombëtar, në shtëpinë e të cilit edhe kish qëndruar për t'u fshehur gjatë operacioni­t si ilegal; Koçin e Xoxes, dhe të gjithë miqtë e tij të dikurshëm. "Nevojat shtetërore" dhe "ambiciet personale" kanë qenë kurdoherë përmbi sentimente­t. Ka treguar një egërsi, e cila në të shumtën e rasteve ish jo e domosdoshm­e. Ka preferuar kurdoherë zgjidhjet ekstremist­e, radikale. Dhe të gjitha këto ka ditur t'i paraqitë si Pont Pilati.

KOMENTI I PËRKTHIMIT

Koment: Duke folur për afërsitë politike të Enver Hoxhës, Aleko doli me një konkluzion qesharak. Ai pyet veten se si ai profesori i ri tashmë drejton fatet e vendit.

Në opinionin tim, janë dy njerëz të cilët unë i njoh personalis­ht, të cilët mund të na tregojnë detaje për imoralitet­in dhe të tjera aspekte të jetës së Enver Hoxhës. Ata janë: Ramazan Qosja, lindur në Tiranë rreth 1920, i pamartuar, me një fëmijë, emigruar nga ky vend më 1956, që aktualisht jeton në qytetin e Nju Jorkut (unë nuk e di adresën). Ramazan Qosja ishte një kambist, dhe ai e njeh Enver Hoxhën shumë mirë.

Loro Brahimi, afërsisht 60 vjeç. Më 1946 ose 1947 Loro Brahimi ishte një truprojë personal i Enver Hoxhës gjatë kohës kur ai vizitoi Parisin. Më 1948, Loro Brahimi u kthye në Shqipëri dhe më 1949 u arratis nga Shqipëria për në Jugosllavi, më tej në Itali. Loro Brahimi aktualisht jeton bashkë me familjen në Paris. Ai njeh gjithçka për Enver Hoxhën.

 ?? ??
 ?? ?? Faksimile të dokumentev­e të Shërbimit Sekret Amerikan për jetën private të Enver Hoxhës
Faksimile të dokumentev­e të Shërbimit Sekret Amerikan për jetën private të Enver Hoxhës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania