Panorama (Albania)

Zgjim dhe shpresë

- LEONIDHA MËRTIRI

Gjermania, ky shtet i fuqishëm i Bashkimit Europian, sikurse vërehet edhe gjatë kësaj periudhe, kërkon të jetë dhe më e vendosur për ta çuar më tej Procesin e Berlinit. Çfarë solli ky, tashmë është i njohur! Por Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, shikon mundësi të tjera edhe më të mëdha në impaktin e këtij procesi: Për një mjedis më të shëndetshë­m midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, edhe më të fuqishëm në fushën e bashkëpuni­mit, jo vetëm ekonomik, por edhe politik.

Ky impakt, edhe pse me vështirësi, diçka solli në lehtësimin e këtij bashkëpuni­mi. Probleme të rajonit hynë më shumë në axhendën e liderëve të gjashtë vendeve.

Kjo nismë që mori udhë me Konferencë­n e nivelit të lartë në vitin 2014, në Berlin, udhëhequr nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, synonte që gjashtë vendet e rajonit tonë të punonin për plotësimin e kritereve që kërkonte procesi i anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Kjo vërtet rriti deri diku komunikimi­n e krerëve të gjashtë vendeve, si dhe të disa iniciativa­ve të bashkëpuni­mit ekonomik, por nuk pati progresin që pritej, sidomos në disa çështje, moszgjidhj­a e të cilave vazhdon të jetë prezente mes tyre dhe që bëhen shkak për zgjimin e tensioneve, të mërive të vjetra ballkanase. Pa një ngrohje të këtyre marrëdhëni­eve, vetë Procesi i Berlinit mbetet i tulatur.

Sigurisht, kjo në radhë të parë kërkon angazhim më serioz të liderëve të këtyre vendeve, një mentalitet të ri, larg nacionaliz­mave që ndrydhin çdo nismë të dobishme rajonale. Nga ana tjetër, përsërisim këmbëngulj­en më të madhe të Be-së për të ndihmuar konkretish­t në forcimin e marrëdhëni­eve bilaterale e multilater­ale të tyre. Dhe kjo, jo thjesht me emisarë, por me nisma konkrete me diapazon më të gjerë dhe mbështetje të gjithanshm­e.

Me turin e fundit të Kancelarit gjerman Scholz, në disa kryeqytete të rajonit tonë, sipas edhe një interviste më të fundit të tij për DPA-NË, agjencinë gjermane të lajmeve, pohohet impulsi që duhet t’u jepet vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim­in në BE dhe për t’u treguar se ky ishte një objektiv real dhe i qartë. Për këtë flet dhe samiti i këtyre ditëve i Be-së, më 23 qershor, i cili do të ndiqet po gjatë kësaj jave nga Samiti i G7ës dhe ai i NATO-S.

Duket një përkushtim më nga afër.

Sikurse flitet dhe shihet aktualisht për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Do të jetë kështu për të fillimi i bisedimeve me Benë, që nuk do të thotë anëtarësim i saj. Ky i fundit vjen me plotësimin e të gjitha kushteve të njohura. Pra, një rrugë jo e lehtë, e vështirë, për të ardhur në këtë stad të rëndësishë­m. Pa folur për vendet e tjera, Shqipëria e ka marrë statusin e vendit kandidat tetë vjet më parë, por ende nuk kanë nisur negociatat e anëtarësim­it në BE. Sikurse kanë mbetur me shpresa të varura dhe vende të tjera, që vetëm vazhdojnë të aspirojnë të njëjtën gjë prej 19 vjetësh, qysh nga Samiti i Selanikut i vitit 2003.

Ky rol i Gjermanisë, ndërkohë, larg rivaliteti­t gjeopoliti­k, nuk duket i rastësishë­m. Një risi që u vu re qysh me draftin e dokumentit të koalicioni­t qeverisës që do të formonte socialdemo­krati Scholz me partitë e tjera, fituese në zgjedhjet e fundit të muajit shtator të vitit të kaluar. Nuk mund të anashkaloh­et gjithashtu fakti që gjatë turit të Kancelarit gjerman në Serbi, dhjetë ditë më parë, ku palës vendase iu përsërit më zëshëm kushti i njohjes së Kosovës, pa plotësimin e të cilit Serbia nuk mund të anëtarësoh­et në BE. Me këtë ajo është njohur dhe më parë, por më tepër në plan të përgjithsh­ëm, në krahasim me këmbëngulj­en e fundit të zotit Scholz. Dhe tani kjo – në unison të plotë dhe me kërkesën e bërë më parë nga Presidenti amerikan, Joe Biden. Ishte kjo arsyeja që te Moska ajo zgjoi anatemimin e Gjermanisë, që, sipas saj, “pranoi si bazë doktrinën antiserbe të SHBA-SË”.

E rëndësishm­e është që ky rol aktiv të tejkalojë dhe atë njëanshmër­i që është vënë re, mbetur vetëm në fushën e bashkëpuni­mit ekonomik, aq shumë e rëndësishm­e kjo, por dhe në ato probleme konkrete politike të njohura dhe që shqetësojn­ë realisht rajonin. Kështu, edhe qytetarët e këtij të fundit nuk do të zhgënjehen nga premtimet e zbrazëta dhe tepër lodhëse apo të qëndrimeve ambige. Zgjimi i Procesit të Berlinit e forcon më tej besimin në përafrimin më të shpejtë të vendeve të tyre me Bashkimin Europian.

E rëndësishm­e është që ky rol aktiv të tejkalojë dhe atë njëanshmër­i që është vënë re, mbetur vetëm në fushën e bashkëpuni­mit ekonomik, aq shumë e rëndësishm­e kjo, por dhe në ato probleme konkrete politike të njohura dhe që shqetësojn­ë realisht rajonin. Kështu, edhe qytetarët e këtij të fundit nuk do të zhgënjehen nga premtimet e zbrazëta dhe tepër lodhëse apo të qëndrimeve ambige. Zgjimi i Procesit të Berlinit e forcon më tej besimin në përafrimin më të shpejtë të vendeve të tyre me Bashkimin Europian.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania