Panorama (Albania)

Shenjat që BE do refuzojë Serbinë

- SPARTAK NGJELA

l.

Presidenti Vuçiç u mundua dhe u përpoq shumë të bënte sikur do ta shkëpuste Serbinë nga Rusia, por u bind se kjo politikë mashtruese nuk pranohej nga Brukseli e sidomos nga Berlini. Kjo, sepse me atë politikë, Vuçiç do të rrëzohej nga nacionaliz­mi agresiv serb që është me Rusinë. Sot, Vuçiç ka dalë tek ai i vërteti.

Ai është lodhur kot me këtë lloj politike, sepse, në fakt, i gjithë nacionaliz­mi banal serb lodhet kot. Mundohet kot se kjo është kohë shqiptare.

Asgjë nuk bënë dot në Shqipëri dhe në Kosovë bandat politike shqiptare të drejtuara nga Beogradi, pushtetarë shqiptarë të shitur, që asgjë nuk bënë dot në funksion të historisë antishqipt­are. Por, na duhet të theksojmë se këta Shqipërisë i bënë dëme të mëdha, sidomos në periudhën 1992-1997, kur Beogradi drejtonte politikën shqiptare në pushtet.

Por kjo i doli për hundësh Milosheviç­it, sepse ai me veglat e tij në Tiranë shkatërroi 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri, por shqiptarët, jo vetëm i morën Kosovën, por e çuan edhe në Gjykatën e Hagës ku ai vdiq si

Ne shqiptarët në këtë kohë historike jemi në reformimin e Shqipërisë etnike, se, në funksion të politikës amerikane, dihet prej saj se, vetëm ne shqiptarët jemi barriera solide kundër hordhive të nacionaliz­mit arkaik serb në Ballkanin Perëndimor, dhe dihet gjithashtu që Serbia është pushtuese e shqiptarëv­e, por që tani është në rrugën drejt falimentit të saj.

Dhe kjo dihej që do të ndodhte, sepse politika amerikane aktualisht është në avancim. Lufta e Ukrainës dhe dëmtimi serioz i Rusisë në këtë luftë do të sjellë realisht përshpejti­min e realizimit të aspiratës shekullore të shqiptarëv­e: bashkimi kombëtar i një Shqipërie Etnike.

mjeran. ll.

Tani po pranohet gjerësisht se marrja e Kosovës nga shqiptarët filloi historinë e re për shqiptarët dhe po krijon dekadencën e Serbisë; kurse falimentim­i i Serbisë po duket se do të jetë çështje kohe.

Por ky falimentim historik do të jetë sukses edhe për Shqipërinë e bashkuar.

Janë territoret gjerësisht shqiptare deri në Nish që për të ardhmen e tyre ngrihet pyetja: Amerika këto territore shqiptarës­h të pushtuara nga Serbia me ndihmë të Rusisë dhe

Francës, do t’ia lërë Serbisë apo do t’i jepen shtetit të ri të Kosovës?

Politika është në favor të shqiptarëv­e, prandaj përgjigjja e kësaj pyetje saktësisht është në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Duhet të presim ngjarjet.

Por na duhet të theksojmë se kjo kohë historike është në përkrahje të plotë të shqiptarëv­e, për ndryshimin drastik të historisë antishqipt­are të shekullit XIX dhe shekullit XX.

Këta kanë qenë shekuj tmerri për shqiptarët, por shqiptarët mbijetuan.

Ne shqiptarët në këtë kohë historike jemi në reformimin e Shqipërisë etnike, se, në funksion të politikës amerikane, dihet prej saj se, vetëm ne shqiptarët jemi barriera solide kundër hordhive të nacionaliz­mit arkaik serb në Ballkanin Perëndimor, dhe dihet gjithashtu që Serbia është pushtuese e shqiptarëv­e, por që tani është në rrugën drejt falimentit të saj.

Dhe kjo dihej që do të ndodhte, sepse politika amerikane aktualisht është në avancim.

Lufta e Ukrainës dhe dëmtimi serioz i Rusisë në këtë luftë do të sjellë realisht përshpejti­min e realizimit të aspiratës shekullore të shqiptarëv­e: bashkimi kombëtar i një Shqipërie Etnike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania