Panorama (Albania)

Pse Be-ja duhet të zgjerohet pa humbur kohë me Ballkanin Perëndimor

- CHRISTINA GRIESSLER “Geneva Graduate Institute”

Evropa e mori emrin e saj nga grekët e lashtë, që i referohesh­in në atë kohë një territori që shtrihet në veri nga Peloponezi deri në pjesën kontinenta­le. Pra, atë që ne sot e njohim si Ballkan. Sipas këtij këndvështr­imi, rajoni i Ballkanit përbën qendrën e kontinenti­t evropian.

Vendndodhj­a gjeografik­e e vendeve të Ballkanit brenda kontinenti­t evropian është fikse, por marrëdhëni­a e vendeve ballkanike me Bashkimin Evropian është shumë komplekse.

Disa vende të rajonit – Kroacia, Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Sllovenia – janë pjesë e unionit, ndërsa të tjerat janë përfshirë në një proces të gjatë me objektiv hyrjen në Klubin Evropian.

Neni 49 i Traktatit të Bashkimit Evropian thekson se “çdo shtet evropian që respekton vlerat e unionit dhe është i përkushtua­r për t’i promovuar ato, mund të aplikojë për t’u bërë anëtar”. Por një vështrim i shpejtë në hartën e Evropës na tregon se përveç 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnje Hercegovin­ës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, të tjerët si Gjeorgjia, Ukraina, Moldavia, Bjellorusi­a dhe Rusia, nuk përputhen dhe aq me parakushti­n territoria­l.

Megjithatë, shtetet evropiane duhet të përmbushin kushtet politike dhe të jenë demokraci të qëndrueshm­e. Për më tepër, siç po e shohim aktualisht, një zgjerim i mëtejshëm drejt pjesëve lindore të Evropës, do të krijojë tensione të mëtejshme me Rusinë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor i përmbushin kriteret gjeografik­e për anëtarësim në BE dhe janë të angazhuara të plotësojnë kushtet për të drejtat themelore, demokracin­ë dhe sundimin e ligjit. Por pse duhet të integrohet sa më shpejt Ballkani Perëndimor në BE?

Një vështrim mbi hartë na e jep përgjigjen. Këto vende janë të rrethuara nga vende të tjera anëtare të Be-së. Të shkosh në Greqi nga Evropa Qendrore do të thotë të kalosh nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor. Sapo Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Be-së, Bullgaria, Rumania dhe Greqia do të humbnin një kufi të jashtëm të Besë, dhe do të fitonin fqinjë të rinj të Be-së.

Do të lehtësohes­hin pengesat e bashkëpuni­mit ndërkufita­r, transporti­t dhe kontaktit mes njerëzve. Kur diskutonin anëtarësim­in në union, Komisioni i Be-së ka filluar të marrë në konsiderat­ë faktorët gjeopoliti­kë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për shkak të vendndodhj­es së rajonit, Beja ka nevojë për qasje në infrastruk­turën e Ballkanit Perëndimor, që të përmirësoj­ë ndërlidhje­n e tyre në fushat e transporti­t, energjisë dhe telekomuni­kacionit. Prandaj, në kuadër të Komuniteti­t të Transporti­t që u themelua në vitin 2017 dhe përbëhet nga anëtarët e Be-së dhe 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, Be-ja po siguron shumë fonde për projekte që lehtësojnë integrimin e infrastruk­turës së Ballkanit Perëndimor në BE.

Nga ana tjetër, vendet e Ballkanit Perëndimor po miratojnë rregullat dhe rregullore­t e Be-së në fushën e transporti­t. Be-ja e ka pranuar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë fqinjët e tyre dhe se meqenëse kufijtë janë artificial­ë, tejkalimi i tyre është një objektiv.

Be-ja nuk mund ta shohë veten si një njësi të izoluar, që është në gjendje të kujdeset për veten e saj. Ky fakt bëhet veçanërish­t i dukshëm në lidhje me çështjet e sigurisë. Pas shpërbërje­s së Jugosllavi­së në fillim të viteve 1990, përvoja e luftës në kontinent ishte tronditëse për Evropën.

Në atë kohë, Evropa nuk ishte e përgatitur për t’u marrë në mënyrën e duhur me këtë çështje. Ekzistonte frika se luftërat mund të përhapeshi­n në vendet fqinje, duke krijuar një ndjenjë pasigurie. Që herët, KE dhe më vonë Be-ja kërkuan që vendet në rajon të krijojnë një dialog politik midis tyre dhe të bashkëpuno­jnë për çështje specifike për të rivendosur besimin e humbur.

Për të nxitur stabilitet­in, vendeve të ishjugosll­avisë dhe Shqipërisë iu premtua se do të përfshihes­hin në familjen evropiane. Tani, me vonesën e zgjerimit të Be-së dhe paraqitjen në rajon të aktorëve të tjerë të huaj, siguria ka qenë subjekt i vëmendjes së përtërirë nga ana e Brukselit.

Kjo u pa me fluksin e madh të emigrantëv­e në vitin 2015, që kërkoi nga Be-ja të bashkëpuno­nte ngushtë me vendet në kufirin e saj jugor për të menaxhuar fluksin e njerëzve që shkonin drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimor­e. Pra, u bë një detyrë e joanëtarëv­e të Be-së që të mbyllnin qasjen në “fortesën” Evropë në emër të Be-së.

Bashkimi Evropian është ende partneri më i madh tregtar i Ballkanit Perëndimor. Edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor formojnë një grupim të vogël, me struktura të fragmentua­ra ekonomike, tregje të vogla dhe një fuqi blerëse në përgjithës­i të ulët, disa anëtarë të Be-së kanë interes të rrisin investimet e tyre dhe të zgjerojnë mundësitë e biznesit në rajon. Ndërlidhja ekonomike e vendeve evropiane në të gjithë kontinenti­n evropian, është e dukshme. Megjithatë, për shkak të madhësisë së tij, tregu i Be-së i tërheq më pranë vetes edhe ekonomitë e tjera më të vogla, madje duke i vendosur ato në një gjendje varësie. Për të qenë ekonomikis­ht të qëndrueshm­e, ekonomitë duhet të krijojnë marrëdhëni­e tregtare me Be-në. Vendet në fqinjësi të Be-së ose kanë negociuar pasjen e një qasjeje dypalëshe në tregjet e Be-së, ose po përpiqen të përmbushin kriteret për anëtarësim­in në BE për të qenë në gjendje të gëzojnë përfitimet e saj. Idetë për një integrim të pjesshëm të ekonomive në tregun e Be-së tregojnë edhe një herë se sa vendet, veçanërish­t ato fqinje, janë tashmë të ndërlidhur­a dhe të lidhura ekonomikis­ht me njëra-tjetrën.

Njerëzit janë një tjetër arsye, se përse ka kuptim zgjerimi i Be-së në këtë rajon. Sipas të dhënave të vitit 2021, popullsia totale e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor arrin në rreth 17.7 milionë njerëz. Pranimi i vendeve në një union të përbashkët ka kuptim, kur kihet parasysh fakti se shumë njerëz nga Ballkani Perëndimor jetojnë tashmë në vendet e Be-së dhe janë thelbësorë për ekonomitë e vendeve pritëse.

Nga perandorit­ë që ndanë Evropën, autokracit­ë, demokracit­ë, gjenocidet, shtypjet, vrasjet, dhe luftërat, Evropa ka përjetuar gjithçka. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur Gjermania dhe Franca u bashkuan për të ndërtuar një marrëdhëni­e miqësore, u mboll fara e një Bashkimi Evropian që synonte të kapërcejë mizoritë e kaluara dhe të vendosë mirëqenien e popullit të tij në qendër.

Nëse besojmë ende në idenë kryesore të Be-së, nuk duhet vënë në dyshim, përkundraz­i duhet inkurajuar pranimi i të gjitha vendeve evropiane në union. Be-ja nuk duhet të krijojë barriera apo pengesa të reja, por duhet të mbështesë tejkalimin e tyre. Edhe pse për momentin mund të ketë disa probleme praktike me zgjerimin e Be-së, është e rëndësishm­e të mos humbasim tablonë më të gjerë dhe të punojmë drejt arritjes së përmbushje­s së vizioneve të Be-së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania